KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Uroj që sot të ketë marrëveshje për presidentin
Politikë

Kusari-Lila: Uroj që sot të ketë marrëveshje për presidentin

Kosova News
Kosova News 10:43 -20/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja për shkak të kostos dhe pasojave që ato mund të sjellin.

Në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ajo tha se uron që me takimin e sotëm midis kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të ketë marrëveshje.

“Uroj që sot të ketë marrëveshje. T’ju rikujtoj se gjatë gjithë kësaj periudhe kohore ka qenë vetëm kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje që kanë bërë propozime për emrin e presidentit. Në asnjë rast deri më tani nga të gjitha takimet, qoftë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka pasur propozime apo nuk ka pasur ndonjë iniciativë për të zgjidhur çështjen e presidentit apo për të dhënë emër konkret në të cilin ne do të mund të jepnim përgjigjen”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka theksuar se shpreson për një qasje pozitive nga të gjitha palët, duke nënvizuar se procesi po udhëhiqet nga kryeministri në cilësinë e kryetarit të LVV-së.

“Prandaj megjithëse shpresoj që do të ketë një marrëveshje, përkundër se kjo është kompetencë e drejtpërdrejtë e kryeministrit, i cili zhvillon në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, këto takime dhe vendit të fitojë atë çfarë më së paku e ka të nevojshme apo e ka fare të panevojshme shkuarjen në zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja do të kenë përveçse kosto, vonesa dhe ngecje në funksionet vitale të shtetit tonë, përkundër se do të rrezikonin edhe disa prej proceseve të cilat tashmë janë në një dinamikë shumë pozitive të vendit tonë”, ka thënë ajo. 

Ajo shtoi se deri tani nuk ka pasur iniciativa konkrete nga partitë e tjera politike, ndërsa përmendi edhe qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me kërkesën për ofertë me shkrim.

“Unë uroj që të ketë një qasje pozitive, megjithatë deri më tani kemi parë përpjekje të vazhdueshme vetëm nga njëra anë për të bërë zgjidhjen për emrin e presidentit apo presidentes. Po e ritheksoj që deri më tani ka pasur vetëm iniciativë apo nisë apo ftesë nga kryeministri Kurti, ndërsa Partia Demokratike me aq sa kemi dëgjuar të gjithë bashkë përmes opinionit publik është se pret një ofertë me shkrim”, është shprehur ajo.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 20/04/2026 20/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?