KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Kosova po forcon mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorëve
Lajme

Kusari-Lila: Kosova po forcon mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorëve

Kosova News
Kosova News 11:01 -13/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me mijëra ankesa vit pas viti adresohen nga konsumatorët në Kosovë sa i përket produkteve jo të sigurta ushqimore të cilat shiten në treg.

Inspektorati i Tregut po mbikëqyr bizneset, teksa nga Ministria e Industrisë kanë ndërmarrë veprime për forcimin e mekanizmave për mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve. Kështu të paktën u tha në organizimin e tryezës së diskutimit nga kjo ministri, me temën “Produkte të sigurta, konsumatorë konfidentë”.

“Kosova po ecën sigurt drejt funksionalizimit të mekanizmave që i paraprijnë rrugës për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Rastisi këtë muaj të përballemi edhe me sfidën e çmimeve të derivateve. Andaj masa e parë që kemi marrë kishte të bënte me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në raport me çmimet. Është thelbësore që në të gjitha institucionet të punojmë në fuqizimin e mekanizmave dhe adresimin e kërkesave, duke u mundësuar konsumatorëve qasje të lehtë. Kemi pasur shtim substancial të numrit të ankesave. Rritja e numrit në 3 mijë e 200 ankesa, mund të merret si ngritje e vetëdijës së qytetarëve për të kërkuar të drejtën e tyre. Si ministri do të vazhdojmë përpjekjet drejt forcimit të mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve”, ka potencuar Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Nijazi Shala, udhëheqës i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit tha se tregu po mbikëqyret, teksa shtoi se konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm për produktet që blejnë.

“Ne kemi nevojë për lloj-lloj produktesh. Por sa mendojmë për sigurinë e tyre para se t’i blejmë? Siguria nuk është vetëm çështja e cilësisë por lidhet edhe me shëndetin. Ushqimet duhet të prodhohen dhe të ruhen në kushte të mira. Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit harton rregulla që duhet të zbatohen. E në bazë të tyre bëhen edhe kontrollet në treg. Element i rëndësishëm për sigurinë e produktit është edhe informacioni që ofrohet për të. Çështja e etiketës është e rregulluar prej kohësh. E këtu mund të flasim për datat e skadencave. Më shumë se 200 ankesa për këtë kemi trajtuar vitin e kaluar.

Konsumatorët duhet të jenë vetë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve”, ka shtuar ai.

Përveç produkteve ushqimore, edhe produkte të tjera, si lodra për fëmijë janë ndaluar disa herë të shiten në tregun kosovar, për shkak se janë konsideruar si jo të sigurta për fëmijët.

Gjithashtu lexoni:

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

Kosova News 13/03/2026 13/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?