KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Fuqizimi i grave rrit ekonominë dhe zhvillimin e vendit
Lajme

Kusari-Lila: Fuqizimi i grave rrit ekonominë dhe zhvillimin e vendit

Kosova News
Kosova News 20:28 -12/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar një takim me drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, dhe udhëheqësen e Zyrës së UN Women në Kosova, Vlora Tuzi Nushi, ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave.

Pas takimit, Kusari-Lila theksoi se fuqizimi i grave është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

“Fuqizimi i grave nuk është vetëm një parim politikash, është fakt se zhvillimi i vërtetë i një vendi matet edhe me mundësitë që u krijohen grave dhe vajzave për të ndërtuar rrugën e tyre”, ka deklaruar ministrja Kusari-Lila.

Sipas saj, gjatë takimit është diskutuar hapur për sfidat me të cilat përballen gratë në rrugën drejt zhvillimit dhe fuqizimit ekonomik, por edhe për mundësitë konkrete për projekte të përbashkëta.

Ajo ka theksuar se barazia gjinore duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo plani zhvillimor.

“Barazia gjinore duhet të jetë pjesë e çdo plani zhvillimor. Politikat ekonomike, industriale dhe mjedisore janë më të forta kur në qendër të tyre është edhe barazia e mundësive”, ka thënë Kusari-Lila.

Ministrja bëri të ditur se gjatë takimit është rënë dakord që të punohet për projekte konkrete që lidhen edhe me Bashkimi Evropian, përfshirë iniciativat në kuadër të Planit të Rritjes.

“U pajtuam që të punojmë së bashku për projekte konkrete, përfshirë edhe ato që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, në mënyrë që çdo iniciativë zhvillimore të ketë komponentë të qartë për ngritjen dhe fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave”, ka shtuar ajo.

Në fund, Kusari-Lila theksoi se fuqizimi i grave ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

“Sepse kur gratë fuqizohen, rritet jo vetëm barazia, rritet edhe ekonomia, inovacioni dhe e ardhmja e vendit tonë”, ka përfunduar ajo.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Kosova News 12/03/2026 12/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?