KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos nikoqire e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare
Lajme

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos nikoqire e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

Kosova News
Kosova News 12:46 -08/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën sportive, duke e lidhur drejtpërdrejt zhvillimin e xhudos me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Kosovë.

​Në një deklarim të tij me rastin e punimit për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, Kurti ka vënë në pah se qendra aktuale e xhudos ka qenë bazë e sukseseve olimpike të Kosovës, ndërsa investimi i ri synon ta çojë këtë sport në një nivel edhe më të lartë, duke krijuar kushte moderne dhe standarde ndërkombëtare për sportistët.

“Kjo qendër ku ndodhemi aktualisht është përuruar në shtator të vitit 2021. Një pjesë e rrugës drejt medaljeve olimpike në ‘Paris 2024’ është shtruar pikërisht këtu. Pjesa tjetër është bërë në kushte më të vështira, por me punë dhe përkushtim, kjo ekip e jashtëzakonshme e xhudos ka sjellë medalje të arta olimpike nga Rio dhe Tokio. Me angazhimin e pandalshëm të Federatës së Xhudos për ta ngritur Kosovën edhe më lart, në kuadër të programit ‘Kosova shtet i xhudos’, sot po nisim këtë projekt të ri. Ky projekt përfshin: Palestër të re të xhudos me standarde ndërkombëtare, objekt multifunksional që përfshin akomodim, pishinë, sallë fitnesi dhe restorant. Projekti do të krijojë kushtet që xhudoja e Kosovës të vazhdojë punën përpara, të forcojë rolin e saj si qendër stërvitore në Evropë dhe njëkohësisht të kontribuojë në zgjerimin dhe ngritjen e sportit, turizmit dhe ekonomisë në vendin tonë. Pikërisht këtu, në hapësirat e palestrës së re të xhudos, do të zhvillohen edhe garat e sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030”, bëri të ditur Kurti.

​Në përmbyllje, kryeministri nënvizoi se ky projekt nuk është vetëm investim në sport, por edhe një hap strategjik për organizimin e suksesshëm të Lojërave Mesdhetare 2030, duke e pozicionuar Kosovën si një qendër të rëndësishme sportive në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Kosova News 08/04/2026 08/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?