KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti viziton u.d e QKUK-së Osman Hajdarin: E dënoj ashpër sulmin dhe bëj thirrje që sa më shpejt të zbardhin rastin
Politikë

Kurti viziton u.d e QKUK-së Osman Hajdarin: E dënoj ashpër sulmin dhe bëj thirrje që sa më shpejt të zbardhin rastin

Kosova News
Kosova News 16:05 -01/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar Osman Hajdarin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kurti ka dënuar ashpër sulmin ndaj veturës së Hajdarit, që ndodhi ditën e mërkurë, transmeton Telegrafi.

“Se krimi i organizuar dhe aksionet me elemente terroriste nuk i trembin drejtorët tanë e dëshmon deklarata publike e djeshme e z. Osman Hajdari, U.D. i Drejtorit të QKUK-së.
Bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia e takuam sot atë si dhe Drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi. E dënoj ashpër sulmin ndaj drejtorit Hajdari dhe i bëj thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe kryesit e këtij akti kriminal të sillen para përgjegjësisë”, ka pohuar Kurti.

Ai ka shtuar tutje se “në çdo institucion publik kemi ndërmarrë reforma të thella që në thelb kanë mbrojtjen e interesit publik e shërbime më të mira për qytetarët”.

“Këto reforma kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të ndryshme të instaluara për më shumë se 20 vjet në çdo pore të institucioneve tona”, ka theksuar Kurti.

Mes tjerash, ai shtoi se “akte të tilla jo vetëm që nuk na ndalin, por na bëjnë edhe më këmbëngulës në punët e mira që po bëjmë”.

Ndryshe, të mërkurën në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur një incident, ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, ndërkaq automjeti ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes

Gjithashtu lexoni:

Moti sot me diell

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë

Kosova News 01/05/2025 01/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore
08:50 -20/06/2025
Moti sot me diell
08:33 -20/06/2025
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?