Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë sot vizituan Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), ku u prit nga u.d. Avni Kastrati dhe stafi tjetër. Kurti u interesua për çështjen e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (REKOS 2024), si dhe digjitalizimin.
Andaj, ai fillimisht vizitoi Qendrën Mbështetëse të Regjistrimit, ku u njoftua nga afër me aktivitetet kryesore, si: puna rreth instalimit të programit në tabletë, serverët e hartave digjitale, planet për Regjistrim etj. Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e tij të plotë se do ta mbështesë ASK-në në realizimin me sukses tëRegjistrimit të Popullsisë, si një nga projektet më kapitale me interes kombëtar.U.d. Kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati, e njoftoi Kryeministrin për situatën aktuale në ASK,
konkretisht sfidat me mungesën e stafit, kapacitetet profesionale, perspektivat dhe procesin edigjitalizimit.Për më tepër, Kryeministri inkurajoi një koordinim sa më të ngushtë ndërmjet Qeverisë dhe ASK-sëpër të siguruar statistika të sakta dhe gjithëpërfshirëse, të nevojshme për zhvillimin e politikave dhestrategjive të Qeverisë, si dhe për të gjithë shfrytëzuesit e tjerë.
Kjo vizitë është hera e parë, që një Kryeministër viziton Agjencinë e Statistikave të Kosovës, e qëështë një inkurajim shtesë për aktivitet e ndryshme të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).