KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti shpërndau libra për nxënësit e klasës së parë në Podujevë
Arsim

Kryeministri Kurti shpërndau libra për nxënësit e klasës së parë në Podujevë

Kosova News
Kosova News 18:14 -05/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për të uruar vitin e ri shkollor, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi shkollën fillore të mesme të ulët “Enver Maloku” në Podujevë. Së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë kësaj vizite, panë nga afër procesin e shpërndarjes së librave për nxënësit e klasës së parë.

Kryeministri Kurti tha se është kënaqësi e veçantë që në këtë ditë e mot kaq të mirë të jemi bashkë me rastin e ndarjes së teksteve shkollore për nxënësit.

“Shpresoj që do të bëjmë shumë punë të mbara edhe në qeverisje qendrore e lokale, por edhe në mësimdhënie e në nxënie për të gjithë nxënëset dhe nxënësit”, tha ai.

“Shkolla është vend ku mësohet, ku jepet mësim dhe ku fëmijët edukohen, bëhen më të ditur e më të mençur, andaj edhe shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta”, shtoi Kryeministri.

Duke theksuar se e ardhmja e një populli, e një shteti, e një shoqërie varet shumë prej arsimimit të më të vegjëlve, Kurti i falënderoi të gjithë prindërit për vullnetin e përkushtimin e madh që kanë për fëmijët e tyre.

“U garantoj që edhe nga pushteti qendror e lokal, por edhe nga kuadri arsimor këtu, do ta kenë gatishmërinë, interesimin e punën, ashtu që këta fëmijë kur të rriten nesër e të na zëvendësojnë neve, të jenë shumë më të mirë se sa të gjithë ne”, tha ai.

Kryeministri Kurti i falënderoi për mikpritjen e përzemërt të gjithë nxënësit dhe prindërit e pranishëm, Kryetarin e Këshillit të Prindërve, nënkryetarin e Komunës së Podujevës, drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe drejtorin e shkollës “Enver Maloku”.

Pas kësaj vizite në shkollë, Kryeministri Kurti dhe kryetari Bulliqi vizituan edhe çerdhen publike “Armela” në Podujevë, ku u pritën nga fëmijët dhe punonjësit e kësaj çerdhe, e cila po zhvillon procesin edukativo-arsimor me më të vegjlit pa ndonjë pengesë./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit

Bombardohet selia e departamentit të policisë së Teheranit

Irani e sulmoi gjatë natës, sot Izraeli “në rrënoja” – shërbimet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar

“Një Autobus me Eksploziv” – Frika më e Madhe e Netanyahut, sipas New York Times

TAGGED: Kurti, Podujevë, shkolla
Kosova News 05/09/2022 05/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij
22:53 -15/06/2025
Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?