KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon Davenport, diskutojnë mbi respektimin e të drejtave të pakicave
Politikë

Kurti takon Davenport, diskutojnë mbi respektimin e të drejtave të pakicave

Kosova News
Kosova News 18:39 -28/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti u takua sot me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe veprimet e Qeverisë në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të drejtave të pakicave.

Ambasadori Davenport u shpreh i kënaqur me dakordimin e arritur mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energji, si dhe procedimin e programit të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinë. Ai po ashtu falënderoi kryeministrin për video-adresimet e tij të fundit në gjuhën serbe.

Respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve janë vlera dhe prioritete të qeverisë, tha kryeministri Kurti. Ai po ashtu foli për synimin e qeverisë që rritja ekonomike të jetë e qëndrueshme dhe e barabartë, nga e cila të gjithë përfitojnë sepse të gjithë kanë kontribuar.

Gjatë këtij viti, shtoi kryeministri Kurti, Kosova ka dëshmuar që zhvillimi ekonomik dhe qeverisja demokratike shkojnë krahas njëra-tjetrës dhe janë thelbësore për paqe të qëndrueshme, progres dhe mirëqenie sociale për të gjithë.

Kurti dhe Davenport folën edhe për qendrat mësimore të dedikuara për pakicat si mekanizma të rëndësishme në uljen e numrit të fëmijëve rom, ashkalinj dhe egjiptian që braktisin shkollën dhe që mundësojnë integrimin e mëtejmë të tyre në sistemin arsimor.

Duke vendosur theksin te nevoja për mbështetje për këto qendra, kryeministri tha se integrimi bëhet më i mundshëm atëherë kur qytetarët e Kosovës mësojnë dhe punojnë së bashku./kp/

Gjithashtu lexoni:

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

“UÇK na bashkon”, PDK aksion simbolik në Kuvend

Murati: Çështja kryesore është zgjedhja e presidentit, shpresojmë për reflektim nga opozita

TAGGED: Kurti, pakicat, Zhvillimi ekonomik
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?