Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve të shumta në Mynih, sot e takoi edhe kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.
Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet kyeministrit Kurti dhe kryeministres Simonyte, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kryeministri Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.
Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.


