KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti jep detaje për takimet në Mynih, paralajmëron edhe takime tjera të rëndësishme
Politikë

Kryeministri Kurti jep detaje për takimet në Mynih, paralajmëron edhe takime tjera të rëndësishme

Kosova News
Kosova News 10:54 -19/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Atje ai ka zhvilluar takime të shumta me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh nga vende të ndryshme., ndërsa ka dhënë detaje rreth diskutimeve që ka zhvilluar në Mynih.

“Në takimin me Kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe Francës. Raportet bilaterale dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-ve u ritheksuan në takimin me senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen. Ndërsa me Senatorin Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, biseduam për partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona dhe fuqizimin e mëtejmë të tij”.

Ai tutje tha se me Lord Stuart Peach biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar.Deputetët e Bundestagut gjerman nga Partia Social Demokrate, Partia Liberale dhe CDU, Andreas Schëarz, Ëolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverdi, i falënderova për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka bërë të ditur se sot do të zhvillojë takime të tjera të rëndësishme.

“Me Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të rendit dhe Europol-it. Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock e njoftova për suksesin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bisedova me Drejtorin Ekzekutiv të kësaj agjencie, Fatih Birol”.

Tutje Kurti tha se në takimin me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, diskutuam për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga ShBA-të dhe Italia. Bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Qeverisë sonë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit ishin në qendër të takimit me Presidenten e BERZh-it, Odile Basso.

“E sot na presin edhe takime tjera të rëndësishme”, thuhet tutje në postimin e Kurtit.

Kurti takoi sekretarin gjeneral të INTERPOL-it, e njofton me sukseset në luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Kosova News 19/02/2023 19/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?