KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc është bërë nga profesionistë terroristë
Lajme

Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc është bërë nga profesionistë terroristë

Kosova News
Kosova News 12:39 -13/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq ka folur për sulmin e fundit terrorist në Kosovë. Kreu qeveritar tha se ky sulm i fundit që është bërë nga profesionistë terroristë në kanalin Ibër- Lepecit është i ri për nga natyra, në kuptimin që tash është shënjestruar popullsia civile.

Kreu qeveritar tha se ka persona që po mbahen në burg e që po hetohen, derisa ka treguar se është konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema prej të cilave edhe të njësive të ndryshme ruse.


“Ky sulm i fundit që është bërë nga profesionistë terroristë në kanalin Ibër-Lepecit është i ri për nga natyra, në kuptimin që tash është shënjestruar popullsia civile. Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, ndaj ndërtesave zyrtare komunale, por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë, që është jetik edhe për qytetarët edhe për bizneset, ka qenë shënjestër. Janë arrestuar disa persona. Ka që po mbahen në burg edhe tash që po flasim. Hetimet po zhvillohen, kemi konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema, 20 prej të cilave të njësive të ndryshme ruse. Duhet të presim cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve, por ne konsiderojmë që gjithçka tregon që këtë nuk e kanë bërë qytetarë të zakonshëm dhe se na bëjnë të besojmë që një sulm i tillë vjen i mbështetur, i orkestruar nga Serbia siç ishte sulmi në Banjskë apo atë me sulmin mbi KFOR-in, apo edhe rrëmbimi i tre policëve tanë në Leposaviq”, ka theksuar Kurti.


Ai ka thënë se kufiri mes Kosovës e Serbisë është më i gjatë se ai me tri vendet tjera që rrethohet, me Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut dhe një pjesë e konsiderueshme është reliev malor për çka tha se ka edhe vështirësi në kontrollimin e tij.
“Qeveria e Kosovës është parasegjithash e mbi të gjitha në raport me Serbinë siguri e kufijve tanë të cilët kanë një gjatësi prej 380 mijë kilometra. Kufiri që kemi me Malin e Zi , Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut është më i shkurtër se sa kufiri që kemi me Serbinë ku një pjesë e konsiderueshme është edhe reliev malor andaj edhe kemi vështirësi në kontrollimin e tij të përpiktë gjatë tërë kohës.

Sidoqoftë, ne po i ngrisim kapacitetet tona dhe për këtë kemi bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s, e te Kroacia shohim një partner kyç”, shtoi ai.
Sipas kryeministrit, nervoza në Beograd po përkthehet në agresivitet ndaj Kosovës, meqë kur nuk e  kontrollojnë më Kosovën atëherë mbështetin sulme të tilla terroriste.


Kreu qeveritar ka thënë se me Serbinë duan normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke.
“E kemi marrëveshjen në Bruksel nga 27 shkurti i vitit të shkuar dhe aneksin e zbatimit nga 18 marsi në Ohër, atë duhet ta respektojmë e zbatojmë. Kosova është konstruktive, e përkushtuar dhe gjithmonë kreative në gjetjen e zgjidhjeve si dy shtete të pavarura që synojnë fqinjësi evropiane”, ka nënvizuar kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse

Rrafshohet Hoteli “Jezero”

LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

Kosova News 13/12/2024 13/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Deri më tani janë rrënuar 17 objekte/villa përreth Liqenit të Ujmanit
13:09 -30/07/2026
Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve
13:07 -30/07/2026
Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
12:44 -30/07/2026
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut
12:26 -30/07/2026
Apeli vërteton dënimin me burgim e gjobë ndaj Shkodran Pulajt dhe pesë të tjerëve për shitblerje të narkotikëve
12:14 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?