KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Albin Kurti
Home » Kurti: Rusia po e përdorë Serbinë për ta sulmuar Kosovën, Serbia “e varur nga Rusia”
Politikë

Kurti: Rusia po e përdorë Serbinë për ta sulmuar Kosovën, Serbia “e varur nga Rusia”

Kosova News
Kosova News 14:32 -08/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ngjarjet e fundit në veri të vendit tregojnë se ka dyshime për infiltrime nga Rusia pasi, sipas tij, Kremlini po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin dhe, në veçanti, për ta sulmuar Kosovën.

Ngjarjet që ndodhën më 31 korrik në komunat veriore të Kosovës, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, thotë Kurti, teksa shton se në mënyrë që më 1 shtator të shmangen tensionet, faktorët ndërkombëtarë “duhet ta zmbrapsin Beogradin në qasjen e tij destruktive ndaj Kosovës”.

Sipas tij, dyshimet janë se ka infiltrime nga Rusia, e cila po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin dhe, në veçanti, për ta sulmuar Kosovën.

E pretekst për këtë Kurti tha të jetë edhe arrestimi i një shtetase ruse, e cila tashmë është shpallur e padëshiruar në Kosovë.

“Padyshim që qëllimet e saj nuk kanë qenë të mira. Dhe, këtë e kanë konstatuar edhe ata, të cilët e kanë intervistuar. Bëhet fjalë për një person të mirënjohur nga shumë shtete në Evropën lindore për veprimtarinë destruktive gjithnjë në funksion të Kremlinit zyrtar. Dhe nuk është e rastësishme që ajo u përpoq të vinte nga vendkalimi kufitar në veri të Kosovës. Pra, ishte në Serbi ku mbase ishte edhe e mirëpritur dhe që prej atje provoi të hynte edhe në Kosovë dhe organet tona e ndaluan dhe më pastaj edhe e dëbuan. Nuk është e çuditshme që ajo vjen nga Serbia meqënëse Rusia po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për të destabilizuar Ballkanin dhe në veçanti [për ta] sulmuar Kosovën që është rast i suksesshëm edhe i intervenimit të NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në pranverën e vitit 1999 edhe shembull suksesi i zhvillimit ekonomik me demokraci cilësore”, ka thënë ai.

Tutje Kurti shton se rusët janë duke e udhëhequr një luftë hibride, e cila siç është dëshmuar në rastin e Ukrainës, nuk është zëvendësim për luftën tradicionale çfarë e njeh historia, por është fazë përgatitore për të.

“Andaj, ne jemi shumë vigjilentë. Jemi të brengosur, por nuk jemi të frikësuar meqenëse mekanizmat tanë shtetërorë janë në nivel të detyrës dhe për nga cilësia e tyre padyshim që mund t’iu bëjnë ballë ndërhyrjeve të atilla. Edhe në shtatorin e vitit të kaluar, atëherë kur u ngritën për herë të parë barrikadat gjatë qeverisjes sonë, e mbaj mend shumë mirë se shumë prej atyre serbëve të strukturave ilegale të Serbisë që paguhen nga Beogradi dhe dirigjohen prej andej, e kur dalin në rrugë shndërrohen në banda kriminale, kishin afërsi me Moskën po aq sa me Beogradin e shpeshherë edhe më shumë se aq”, është shprehur ai.

Sipas tij, nga invazioni dhe agresioni rus në Ukrainë kemi fenomenin kur ata që kanë marrë pjesë nga Serbia në luftërat në ish-Jugosllavi tashmë nuk janë vetëm nacionalistë e shovinistë serbë, por të njëjtën kohë edhe adhurues të presidentit despotik Vladimir Putin dhe mbështetës të tij.

“Andaj, në masë të konsiderueshme, Kremlini nuk ka nevojë të sjellë agjentë rusë në Serbi shumë, ndonëse edhe këtë e bën, meqenëse ka jo pak serbë vullnetarë që e kryejnë këtë punë. Mbase edhe këto matjet e opinionit publik në Serbi janë duke na dhënë fakte shqetësuese që më shumë se dy të tretat e serbëve në Serbi kanë mendim pozitiv për presidentin despotik Putin dhe, në anën vjetër, mbështetja për Bashkimin Evropian ka rënë në një të tretën”, tha ai.

Në këtë rast, Kurti kujton se ga viti i kaluar e deri sivjet ka pasur 14 sulme në veri të Kosovës, me ç’rast dhjetë prej tyre kanë qenë kundër zyrtarëve policorë.

Këto sipas tij, ndodhin prej elementeve kriminale, të cilat bëjnë kontrabandë, e që janë të përfshira në trafiqe të ndryshme, ku dominon shpëlarja e parave, por sidomos droga.

“Duhet të thuhet se jo vetëm kemi konfiskim të sasive të konsiderueshme të drogës, kemi edhe pesë laboratore të drogës që i kemi zbuluar dhe i kemi ndaluar në veri të Kosovës. Pra, është krimi i organizuar atje ai që rrezikon, jo vetëm rendin publik dhe sigurinë tonë kombëtare, por gjithashtu edhe organet tona të sigurisë dhe të rendit, përkatësisht Policinë e Kosovës, e cila me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe me guxim të pashoq është duke i bërë ballë dhe duke pasur sukses atje”.

Ai thekoi se nga prilli i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti ka pasur 69 raste të iniciuara kundër krimit dhe kontrabandës në veri, me ç’rast janë realizuar 35 operacione të Policisë.

Kurti shtoi se po bashkëpunojnë edhe me partnerët, aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me KFOR-in, por edhe me përfaqësitë diplomatike këtu që të ketë sa më shumë informacion e parashikueshmëri dhe rrjedhimisht sa më pak rrezik për policët e Kosovës.

“Të gjithë e dimë se në Serbi ekziston baza regjionale për Sputnikun në Beograd konkretisht dhe po atje brenda Ministrisë së Mbrojtjes ndodhet zyra e Ministrisë së Mbrojtjes e Rusisë. Ndërkaq 160 kilometra nga ky vend ku po e zhvillojmë intervistën, në Nish të Serbisë, është e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse me shumë agjentë dhe me shumë oficerë rusë, të cilët bashkë me ata serbë natyrisht kanë për synim se si ta destabilizojnë Kosovën, si ta cenojnë paqen dhe demokracinë, si ta rrezikojnë sigurinë për Kosovën dhe jo vetëm. Andaj, veprimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ishte i menjëhershëm, i saktë, i duhur dhe profesional”.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është më e pavarur sesa Serbia.

“Serbia është e varur prej Rusisë. Pesëdhjetë e gjashtë për qind të industrisë së naftës në Serbi i ka Gazpromi. Basenin kryesor të gazit në Serbi, po ashtu e ka Gazpromi. Mbi 60 për qind të Kuvendit të Serbisë janë në kuadër të Grupit të Miqësisë Serbi-Rusi. Armatimin e kanë nga Rusia, ushtrimet ushtarake i kanë me Rusinë, lidhjet kulturore-historike janë të gjera dhe të thella. Andaj në këtë kuptim, Kosova është vend shumë më i pavarur pakrasimisht sesa Serbia. Pra, ne nuk jemi vetëm më demokratik sesa Serbia, ne jemi edhe më të pavarur sesa Serbia. Ajo është e varur nga Rusia”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Kosova News 08/08/2022 08/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
09:03 -10/07/2026
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?