KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Rrëfimi i Nishorit thirrje për mbështetje për burrat e dhunuar që ende përballen me paragjykime
Lajme

Kurti: Rrëfimi i Nishorit thirrje për mbështetje për burrat e dhunuar që ende përballen me paragjykime

Kosova News
Kosova News 13:58 -14/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka theksuar se rrëfimi publik i të mbijetuarit të dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, Ramadan Nishori, është thirrje e fuqishme për shoqërinë që të mbështesë edhe burrat e tjerë të mbijetuar. 

Rrëfimi i të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës: Ata janë turpi, jo ne

Kurti ka thënë se në Ditën memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, nderojnë çdo grua dhe burrë që përjetoi dhe mbijetoi këtë krim të rëndë e çnjerëzor të përdorur sistematikisht nga forcat okupuese serbe.

“Nderojmë Marte Tunajn, Vasfije Krasniqi Goodman, Shyrete Tahiri Sulimanin, që me guxim dëshmuan të vërtetën mbi krimet e Serbisë në Kosovë, edhe për mijëra gra e burra të tjerë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Me kurajë të jashtëzakonshme, sot, Ramadan Nishori theu heshtjen dhe u bë zëri i parë publik i burrave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës. Kjo është një thirrje e fuqishme për shoqërinë që të mbështesë edhe burrat e tjerë të mbijetuar, të cilët vazhdojnë të përballen me paragjykime dhe vështirësi të shumta në kërkimin e të drejtave që u takojnë”, ka shrkuar Kurti në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me të gjithë të mbijetuarit e të mbijetuarat dhe angazhohet për drejtësi, njohje dhe mbështetje të vazhdueshme.

“Në këtë ditë simbolike, në përputhje me ligjin, po zgjasim periudhën e aplikimit në Komisionin Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, me synimin që asnjë e mbijetuar dhe i mbijetuar të mos mbetet pa mundësinë për të kërkuar njohjen dhe mbështetjen që meriton”, ka shkruar Kurti pas homazheve që ka zhvilluar te memorialë “Heroinat” në kryeqytet. 

Sipas tij heshtja dhe stigma që ende rëndon mbi këtë krim lufte vazhdon të pengojë mijëra të mbijetuar që të kërkojnë drejtësi e mbështetje. 

“Është detyra jonë si shoqëri që të ofrojmë përkrahjen tonë maksimale, me solidaritet dhe empati. Dhuna seksuale është përdorur sistematikisht nga Serbia si mjet lufte në Kosovë gjatë viteve 1998 – 99. Pas 23 vitesh pandëshkueshmëri, në korrik të vitit 2021, u shënua një hap drejt drejtësisë, me dënimin e parë të kriminelit të luftës Zoran Vukotiq për dhunën seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri. Këto krime nuk parashkruhen e as nuk falen”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij kjo ditë është rikujtim se nuk do të lejojnë kurrë që dhembja, vuajtja dhe sakrifica e të mbijetuarave e të mbijetuarve të harrohet apo të shpërfillet. “Duke u ballafaquar me të kaluarën, duke kërkuar drejtësi dhe me solidaritet, ne mund të ndërtojmë një shoqëri paqësore e të ardhme të drejtë për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Vasfije Krasniqi në përkrahje të Ramadan Nishorit: Të guxosh të flasësh për dhunën seksuale që ke përjetuar – akt që frymëzon

Gjithashtu lexoni:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Kosova News 14/04/2025 14/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030
12:16 -27/07/2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive
11:31 -27/07/2026
Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë
11:29 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?