KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998 ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në luftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999
Lajme

Kurti: Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998 ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në luftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999

KosovaNewss
KosovaNewss 22:26 -24/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1998, duke e cilësuar rezistencën e armatosur në Gllogjan si një nga momentet më të rëndësishme të luftës çlirimtare në vend.

Në një postim, Kurti theksoi heroizmin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e dëshmorëve të asaj dite.

“28 vite më pas nga ajo ditë, e kujtojmë sot rezistencën e armatosur në Gllogjan të Deçanit, heroizmin e luftëtarëve dhe lavdinë e veprës së dëshmorëve të asaj dite. Më 24 mars të vitit 1998, njësite të policisë së Serbisë e ekzekutuan një operacion policor kriminal ndaj grupit të luftëtarëve të asaj pjese të Dukagjinit, ku ishin organizuar disa prej grupeve më të hershme dhe më aktive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai përshkroi përballjen e forcave serbe me rezistencën e armatosur të luftëtarëve në Gllogjan gjatë gjithë ditës së 24 marsit.

“Që nga orët e para të paradites së 24 marsit, gjatë tërë ditës e deri në mbrëmje, njësite të policisë serbe nga Peja, Gjakova dhe Deçani, u përballën me një rezistencë të armatosur heroike rreth shtëpive të Hilmi Haradinajt, shtëpisë së Smajl e Rasim Haradinajt, në shtëpitë e Zeqë e Ibrahim Mustafës, në shtëpinë e Xhafer Sadriut dhe të Islam Hasanit”, u shpreh kryeministri.

Kurti vlerësoi gjithashtu qëndresën e familjes Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

“Hilmi Haradinaj me djemtë e tij Ramushin, Shkelzenin, Dautin, Frashërin dhe Enverin, me motrën e tyre Memen, bashkë me kushërinjt Rasimin dhe Bujarin, si dhe me nipin Kujtim Zeneli, përkundër gjasave të pakta përballë forcave të shumta serbe, arritën t’i zmbrapsin ata. Rezistenca e tyre e armatosur dhe plot heroizëm, u shkaktoi humbje të mëdha forcave serbe, që në mbrëmje u tërhoqën të mposhtura”, tha Kurti.

Ai përkujtoi edhe dëshmorët që ranë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar civilët.

“Në anën tjetër të fshatit, duke dashur t’i ndihmojnë nxënësit e marrë peng në shkollën e fshatit Shaptej, ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj”, u shpreh Kurti.

Kryeministri përmendi edhe plagosjen e rëndë të Ramush Haradinajt në atë ditë.

“Atë ditë, më 24 mars 1998, u plagos rëndë dy herë Ramush Haradinaj, por arriti t’u mbijetonte plagëve duke e vazhduar luftën si Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Kurti.

Në fund, Kurti theksoi rëndësinë historike të kësaj beteje në luftën çlirimtare të Kosovës.

“Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998, ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në luftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999. Lavdi dëshmorëve dhe nderime mes mirënjohjesh luftës së luftëtarëve të UÇK-së, në Gllogjan, në Dukagjin dhe në tërë Kosovën!”, deklaroi kryeministri.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

KosovaNewss 24/03/2026 24/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?