KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Rasti i Donjetës dhe i xhudistëve duhet të inkurajojë të rinjtë
Sport

Kurti: Rasti i Donjetës dhe i xhudistëve duhet të inkurajojë të rinjtë

Kosova News
Kosova News 22:22 -27/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Donjeta Sadiku po edhe xhudistët e Kosovës duhet të inkurajojnë të rinjë kosovarë për t`u marrë me sport.

Donjeta Sadiku fiton meçin e parë në “Parisi 2024”

Pas një performance të shkëlqyer në duelin e parë të saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka marrë lëvdata dhe përkrahje të madhe nga kryeministri Albin Kurti. Në një intervistë për RTK-në nga Parisi me gazetarin Artan Muhaxhiri, kryeministri theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje dhe rolin e sportistëve në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kjo sonte është fitore tejet e rëndësishme dhe fort e merituar e boksieres Donjeta Sadiku, e cila e ka pjesëmarrjen e saj të dytë në Olimpiadë dhe përveç kësaj dominoi, unë besoj edhe në raundin e parë dhe jo vetëm në dy raundet në vijim dhe kësisoj shënoi një fitore, e cila njëmend është një fitore në boks me duar, por siç thotë populli ynë është fitore me këmbë të mbarë për komplet ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’,” tha Kurti.

Ai theksoi se performanca e Donjetës, përkundër presionit nga boksierja tajlandeze, ishte vendimtare. “Boksierja tajlandeze siç e pamë kishte një garth të mbyllur dhe ishte e përqendruar në marrjen e hapësirës për ta shtyrë në kënd boksieren tonë, mirëpo shumësia dhe saktësia e goditjeve ishin në anën e Donjetës dhe besoj se kjo ishte vendimtare që ajo të fitoi sonte. Unë nuk besoj që Donjeta e ka humbur as raundin e parë, por ashtu besuan gjyqtarët. Por, besoj se vlerësimi i tyre subjektiv i tillë çfarë ishte, ishte një motiv shtesë për Donjetën për raundin e dytë dhe të tretë”, tha i pari i ekzekutivit.

Kryeministri vuri në dukje rëndësinë e projektit “Supersportistët” të nisur nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se sporti është thelbësor për shëndetin fizik dhe mental të qytetarëve dhe se investimi në sportin elitar është një prioritet i qeverisë që drejton.

“Ne jemi të interesuar edhe ta bëjmë sportin kulturë në Kosovë, sepse është i rëndësishëm për shëndetin fizik e mental, por edhe pa dyshim duam të investojmë sa më shumë në sportin elitar, në mënyrë që sa më shumë sportistë e sportiste tona të rikthehen me medalje në Kosovë prej kampionateve të ndryshme”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e garave të ardhshme për ekipin e Kosovës, veçanërisht në xhudo, atletikë dhe not. “Tash siç e thatë edhe ju në ditët në vijim do të kemi disa gara tejet të rëndësishme e të vlefshme për ekipin tonë dhe perspektivën në xhudo, e pas kësaj do të rikthehemi te Donjeta”, tha Kurti.

Kryeministri përmendi edhe emocionet e tij gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike. “Është e qartë se në mesin e popujve, jo vetëm të shteteve, ne kemi shumë mbështetje. Jo vetëm kultura dhe ekonomia, por edhe sporti më shumë se sa që mendojnë e afirmon ndërkombëtarisht vendin tonë. Prandaj, sporti ka një aspekt të rëndësishëm të diplomacisë e politikës së jashtme, prej faktit që nëpërmjet tij arrin që ta paraqesësh vendin në një dritë pozitive, garuese, pjesëmarrëse dhe fituese deri te ajo që vendosen kontakte e shkëmbime me shtete tjera, të cilat pa dyshim kanë rëndësi për sportin po jo vetëm për sportin. Janë relacione edhe politike e diplomatike, të cilat pa dyshim e ndihmojnë shtetin tonë e popullin tonë”, përfundoi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Kosova News 27/07/2024 27/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik
08:59 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?