Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”
Para 40 min
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se investimet q po bëhen në Termocentralin “Kosova B” është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në këtë termocentral, që nga ndërtimi i tij.
“Ekspertët e kompanisë amerikane General Electric (GE), e cila para 40 vjetëve kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të Termocentralit “Kosova B”, tash po punojnë krah për krah me punëtorët e palodhshëm të KEK-ut për modernizimin e tyre, falë investimit të vetë KEK-ut në vlerë mbi 56 milionë euro. Ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Termocentralin “Kosova B”, që nga ndërtimi i tij.
Ndërkohë shefi në detyrë i qeverisë ka thënë se modernizimi i turbinave po bëhet pas më shumë se katër dekadash, çka sipas tij, po rritet siguria e ulet varësia e importit.
“Modernizimi i turbinave po bëhet për herë të parë pas më shumë se katër dekada. Me këtë investim kapital po sigurohet më shumë prodhim vendor, po rritet siguria e furnizimit dhe ulet varësia nga importi”, ka shkruar Kurti teksa ka shpërndarë videon e KEK-ut gjatë procesit të punës.
𝐈𝐍𝐕𝐄𝐒𝐓𝐈𝐌 𝐒𝐓𝐑𝐀𝐓𝐄𝐆𝐉𝐈𝐊 𝐏Ë𝐑 𝐍𝐉Ë 𝐓Ë 𝐀𝐑𝐃𝐇𝐌𝐄 𝐓Ë 𝐐Ë𝐍𝐃𝐑𝐔𝐄𝐒𝐇𝐌𝐄 ⚡ 𝐌𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐁 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧ë 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦! ✅Ka filluar një prej projekteve më të rëndësishme strategjike për sistemin energjetik të vendit: Rehabilitimi dhe modernizimi i turbinës në njësinë B2 të TC Kosova B. ✅Një përfitim i drejtpërdrejtë për sistemin energjetik të Kosovës – i financuar tërësisht nga buxheti vetanak i KEK sh.a. ✅Ky projekt po zbatohet nga kompania prestigjioze General Electric, në partneritet të ngushtë me ekspertët dhe stafin profesionist të TCB-së, duke sjellë efikasitet të lartë dhe rritje të ndjeshme të kapaciteteve prodhuese. ✅Rehabilitimi pritet të rrisë prodhimin nga 14 deri në 17 MW/h për njësi, ose 672 deri në 816 MW në ditë (24 orë) për të dyja njësitë prodhuese – B1 dhe B2. ✅Bazuar në marrëveshjen kontraktuale, shumica e punimeve realizohen nga stafi i KEK sh.a., – nën mbikëqyrjen dhe monitorimin e ekspertëve të GE. ✅Ky vetë-implementim sjell efikasitet dhe ulje të ndjeshme të kostove. 💰Korporata do të kursejë mbi 4 milionë euro për një njësi, ose 8 milionë euro në total për të dyja njësitë. 🙌Falënderim i veçantë për të gjithë punonjësit dhe menaxhmentin e TC-B-së, për angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e këtij projekti madhor për të ardhmen energjetike të Kosovës. 𝐕𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐦ë 𝐦𝐞 𝐩ë𝐫𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧! #KEK #KosovaB #InvestimStrategjik #EnergjiaVendore #Falënderimpërpunonjsit
Posted by Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a on Sunday, June 29, 2025