KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për nderimet ndaj Mlladiqit: Vështirë të flitet për pendesë në një shoqëri që glorifikon kriminelët e luftës
Lajme

Kurti për nderimet ndaj Mlladiqit: Vështirë të flitet për pendesë në një shoqëri që glorifikon kriminelët e luftës

Kosova News
Kosova News 19:24 -04/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se është e vështirë të flitet me Serbinë për përballje me të kaluarën, pendesë apo distancim nga politika që ka prodhuar krime lufte, në kohën kur, sipas tij, ky shtet vazhdon të glorifikojë figura të dënuara për krime lufte.

Kurti i bëri këto deklarata gjatë një tryeze shkencore të organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”, e cila iu kushtua rolit të elitave intelektuale serbe dhe ndikimit të ideologjisë nacionaliste në zhvillimet që pasuan në ish-Jugosllavi.

Duke komentuar pritjen që Serbia i bëri trupit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, Kurti tha se kjo paraqet, sipas tij, një paradoks të madh në raport me përpjekjet për përballje me të kaluarën dhe pajtim në rajon.

Ai iu referua edhe rolit të Vuçiqit gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke e lidhur atë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të asaj kohe.

“Ekziston një paradoks i madh te fqinji ynë verior. Trupi i pajetë i kriminelit Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, po pritet me nderime të larta shtetërore nga ish-ministri i Millosheviqit, tash president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nga protagonisti i gjuetisë me njerëz në Sarajevën e rrethuar në Bosnje, tash i njohur si “Sarajevo Safari”. Aleksandar Vuçiq me nderime të larta shtetërore pret kryerësin e krimit në Bosnjë, Ratko Mladiq, tash i ndjerë pasi që vdiq në burg në Hagë. Nga ai që përveç tjerash tha se për një serb të vrarë do të vriten 100 muslimanë boshnjakë, vetëm një javë pas Masakrës së Srebrenicës”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Myftiu Tërnava kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e dokumentit “Top Secret 2”

QKUK-ja dhe FSK-ja thellojnë bashkëpunimin

Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat e BE-së

Kurti viziton Doganën: Të hyrat janë rritur 6 %

Aksion në Rezallë të Zubin-Potokut, nis rrënimi i objekteve pa leje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?