KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për largimin e punëtorëve: Arsyeja kryesore është mungesa e arsimimit dhe tregut të punës
EkonomiPolitikë

Kurti për largimin e punëtorëve: Arsyeja kryesore është mungesa e arsimimit dhe tregut të punës

Kosova News
Kosova News 11:17 -29/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka replikuar me deputetët e opozitës sa i përket qeverisjes së tij dhe ikjes së mjekëve dhe infermierve në evropën perëndimore.

Kurti tha se është e vërtetë që profesionistët shëndetësorë po largohen nga Kosova, por shifrat e atyre që largohen janë më së shumti nga sektori priva.

“Sa i përket ikjes së profesionistëve dhe punëtorëve në Kosovë, është e vërtetë se është problem i madh dhe besoj se arsyeja kryesore e migrimit të pasluftës është mungesa e arsimimit dhe tregut të punës. Emigrimi në Kosovë është pasojë e hendekut të shkathësive mes tregut të punës dhe aftësimit profesional. Numri i atyre që shkojnë është nga sektori privat, që përbëjnë 80% të fuqisë punëtore. Pagat janë më ulëta në sektorin privat dhe kushtet më të padinjitetshme të punës janë në sektorin privat.  Pa e rregulluar sektorin privat vazhdimisht do të ikin njerëzit. Unë e di se po ikin mjekë e infermierë por pjesa më e madhe po ikin nga sektori privat”, tha ai.

Kryeministri Kurti u tha deputetëve të opozitës se kurdo mund të diskutojnë për qeverisjen që udhëheqet nga ai.

“Mund ta bëjmë kur të doni një diskutim për qeverisjen tonë e marrim vesh a është mëngjes, mesditë apo mbrëmje. Me lejoni tua përkujtoj që javën e kaluar i kemi bërë një vit e gjysmë qeverisje dhe nevojiten edhe gjysmë viti për t’u bërë gjysmë mandati”, tha ai.

Teksa foli edhe për përplasjen verbale mes ministrit Murati dhe deputetit Haradinaj, Kurti tha se s’ka nevojë t’i dalë në mbrojtje ministrit të tij sepse ai e mbron veten.

“Isha dëshmitar i ndërprerjes së fjalës së deputeti Haradinaj, por nuk kishte ofendim. Meqë nuk dëgjohej unë dola ta sqaroj, jo ta marr në mbrojtje ky e mbron veten”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Prebreza liron nga detyra drejtorin që u arrestua për dyshime me dallavere

Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi

Rrustemi: Vetëvendosje dëshiron t’i shmangë zgjedhjet

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

TAGGED: Albin Kurti, Emigrimi nga Kosova
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?