KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për arrestimin e Spahiut: Sjellja jonormale e Serbisë s’duhet të normalizohet
Siguri

Kurti për arrestimin e Spahiut: Sjellja jonormale e Serbisë s’duhet të normalizohet

Kosova News
Kosova News 13:52 -11/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndalimi i Arbnor Spahiut nga Serbia, si dhe të gjitha ndalimet tjera më parë, nuk duhet të normalizohen.

Kurti teksa ka shpërndarë postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u tha se do të shfrytëzohen të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar që Spahiu të lirohet, ka thënë se institucionet janë angazhuar maksimalisht për lirimin e tij. 

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.  Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, ka shkruar Kurti.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se janë informuar misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it lidhur me rastin e arrestimit dhe caktimit të paraburgimit ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu. 

Spahiut më 9 qershor i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga Gjykata e Qarkut të Suboticës, ndërsa sipas deklarimeve të avokatit mbrojtës të tij Arianit Koci, ai po akuzohet për rastin e Banjskë. 

Ambasadori Jetish Jashari, bashkë me avokatin Koci, do të udhëtojnë në Suboticë sot, ku pritet të takohen me avokatin e dytë të caktuar sipas detyrës, thuhet nga MPJD.

Sveçla: MPJ po punon për lirimin e Arbnor Spahiut

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës mbyll 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Ambasada Gjermane për arrestimin e ish-policit: Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia

Kryeprokurori jep detaje nga intervistimi i zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës – në mesin e të dyshuarave edhe nëna e Geasyt

Varroset me nderime ish- kryeministri në ekzil në vitet ’90-të, Bujar Bukoshi

KQZ: Partitë kanë afat deri më 23 qershor t’i deklarojnë koalicionet

Kosova News 11/06/2025 11/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Emigrantët që do të sillen në Kosovë planifikohet të paguhen 120 euro në muaj
20:04 -12/06/2025
Haziri: Deputetët e pakicave i janë nënshtruar Kurtit, qeveria e unitetit është zgjidhja e vetme
19:38 -12/06/2025
“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues
19:17 -12/06/2025
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës në Beograd
19:11 -12/06/2025
Bislimi takon ambasadorin e ri të Italisë, diskutojnë për integrim evropian
19:04 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?