KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kurti pas përurimit të zyrës së MBPZHR-së në veri: Diskriminimit i ka ardhur fundi
Lajme

​Kurti pas përurimit të zyrës së MBPZHR-së në veri: Diskriminimit i ka ardhur fundi

Kosova News
Kosova News 10:03 -27/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Mitrovicën e Veriut sot është hapur zyra e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kjo zyrë është vendosur në objektin ku kishte vepruar në mënyrë ilegale posta e Serbisë, e cila ishte mbyllur, më 22 nëntor 2024.

I pranishëm në përurimin e hapësirave të kësaj ministrie, ishte edhe kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se diskriminimit i ka ardhur fundi dhe të gjithë qytetarët, pa dallime, do të mund të marrin shërbime në këtë zyrë.

Sipas tij, nga gjithsej 32 mijë fermerë që marrin mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, 10% e tyre i takojnë komunitetit serb.

“Një zyrë rajonale të ministrisë e cila në njërën anë ofron gjithëpërfshirjen, pra për të mos e lënë asnjë njeri mbrapa ose jashtë dhe në anën tjetër ofron mundësi të barabarta, ashtu që të gjithë fermerët të kenë mundësi për qasje në subvencione e në grante që janë jetike për zhvillimin e bujqësisë, për rritjen edhe të prodhimit edhe të produktivitetit. Nga gjithsej 32 mijë fermerë që marrin mbështetje, rreth 3 mijë janë të komuniteteve serbe, pra afro 10 për qind, që do të thotë proporcionalisht shumë më tepër sesa përqindja e popullsisë. Ne dëshirojmë të dëshmojmë me punë konkrete, praktike, siç është edhe kjo sot, që nuk diskriminojmë asnjëri, pra kohëve të diskriminimit u ka ardhur fundi dhe këtë ne e bëjmë me zhvillim dhe me progres. Andaj gëzuar dhe urime të gjithëve kjo zyrë rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural këtu në Mitrovicë”, tha Kurti.

Kurse, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja tha se sot po hapet një qendër rajonale për shërbime të përbashkëta.

“Në kuadër të konceptit të Ministrisë së Bujqësisë për shërbime të përbashkëta, kemi vendosur me hapë qendrën rajonale për të gjitha agjencitë e Ministrisë së Bujqësisë, mu këtu në këtë lokacion, edhe dëshirojmë që t’ju urojmë mirëseardhje”, tha Muja.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së zyrës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Mitrovicën e Veriut ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. 

Gjithashtu lexoni:

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Kosova News 27/04/2026 27/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?