KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Panairet të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit, diaspora urë-lidhëse për investime direkte
Ekonomi

Kurti: Panairet të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit, diaspora urë-lidhëse për investime direkte

Kosova News
Kosova News 13:20 -15/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS, është i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e vendit.

Në edicionin e 23-të të Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS, kreu i ekzekutivit tha ka falënderuar mërgatën për kontributin e dhënë për Kosovën, teksa e quajti diasporën urë-lidhëse për investime direkte dhe për turizmin në Kosovë.

“Kur e pash këtë emërtim, EXPOKOS, më shkoj mendja tek eksploro Kosovën, që paraqet një thirrje për të hulumtuar vendin tonë të bukur e të pasur që të zbulohen edhe trevat dhe bizneset. Ato ofrojnë një mundësi të çmuar për bizneset, pra që ndihmon bizneset të ecin përpara në treg. Vendi ynë ofron qasje të përshtatshme në tregjet evropiane. Po dëshmojmë se demokracia e mirëfilltë e mundëson dhe mbështet zhvillimin ekonomik. Rritja e ekonomisë sonë në tre vitet e fundit është mbështetur nga rritja e dyfishtë e investimeve të huaja”, tha Kurti.

“Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2023-2025 duke u shfaqur si model i suksesit dhe i transformimit. Rritja e jashtëzakonshme e ekonomisë sonë me një mesatare vjetore prej 6.2 për qind të Bruto Produktit Vendor në tri vitet e fundit është mbështetur nga rritja e dyfishtë e investimeve të huaja direkte, dyfishimi i eksporteve, rritja e qarkulluar në sektorin privat si dhe rritje në punësim për 20 për qind krahasuar me pranverën e vitit 2021. Këto zhvillime kanë kontribuar një ekonomi më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse e madje pa krijuar borxhe të reja dhe duke realizuar shpenzime kapitale rekord në vitin 2023”.

Kurti ka folur edhe për zhvillimin ekonomik në vend e investime miliardëshe. Ai përmendi edhe një Raport të Bankës Botërore që sipas tij e radhit Kosovën me rritjen ekonomike më të madhe në Ballkan.  

“Kosova planifikon projekte ambicioze në infrastrukturën publike që kalojnë shifrën e 7 miliardë euro duke përfshirë energjinë e ripërtritshme dhe projekte infrastrukturore që prekin jetën e qytetarëve çdo ditë siç janë mjetet për transport rrugor, hekurudhat, mjedis i furnizimit me ujë, trajtimin e ujërave të zeza në menaxhimin e mbetjeve dhe në energji me synim të prodhimit 1.2 gigavat kapacitet energji nga burimet e ripërtërtishme dhe të rikonstruktimi të termocentralit ekzistues në thëngill. Suksesi i fundit në ankandin prej 100 megavat energji diellore në Kramovik të Rahovecit të fituar nga një konsurcium i udhëhequr nga një kompani zvicerane me pjesëtarë nga diaspora jonë në Zvicër tregon se jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar një të ardhme prosperuese. Gjithashtu në fund të muajit të kaluar kemi aprovuar programin kompakt nga ‘Millenium Challenge Corporation’, pra nga korporata e një mijë vjeçarit një nismë historike me vlerë prej më shumë se 230 milionë euro kryesisht i financuar nga një grant i qeverisë së SHBA-së, ky projekt do të na bëjë shtetin me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë. Kurse me mbështetjen e një institucioni tjetër qeveritar amerikan USAID, Kosova së fundmi ka arritur të marrë vlerësimin e saj të parë të kredisë sovrane”

Panairi do jetë i hapur edhe nesër nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Ky edicion do të vazhdojë të mbulojë sektorët e energjisë, ndërtimit, minierave, makinerisë dhe mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 15/05/2024 15/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?