KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Nuk kemi dallime thelbësore me kryeministrin Rama sa i përket vizionit të përbashkët për projekte strategjike
Politikë

Kurti: Nuk kemi dallime thelbësore me kryeministrin Rama sa i përket vizionit të përbashkët për projekte strategjike

Kosova News
Kosova News 17:25 -06/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka dallime thelbësore me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sa i përket vizionit të përbashkët për projekte strategjike.

Gjatë një interviste të dhënë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Strugë, SHBA, Kurti u pyet për marrëdhëniet e tij me Ramën dhe refuzoi të japë një vlerësim numerik për të.

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë,” tha Kurti, duke shtuar: “Por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyera mes dy qeverive. Kemi krijuar një treg të përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive dhe kemi arritur 58 marrëveshje të reja.”

Kurti gjithashtu përmendi disa projekte të rëndësishme që po realizohen mes dy vendeve, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë dhe ekonomi, si dhe bashkëfinancimet në fusha të ndryshme.

“Kosova ka tashmë dy zyra doganore në Porto Romano dhe në Durrës, dhe do të realizojmë gjithashtu hekurudhën Prishtinë-Durrës,” theksoi Kurti, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre projekteve.

Ai vuri në dukje se shpesh, dallimet e vogla në qëndrime bëhen lajm, duke thënë: “Duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty ku kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme.”

Duke iu referuar një prej dallimeve kryesore me Ramën, Kurti përmendi çështjen e nismës së Ballkanit të Hapur

“Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdorur është ai rreth ‘Ballkanit të Hapur’, duke u përpjekur që atë dallim që e kemi për çështjen e ‘Ballkanit të Hapur’ ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 06/10/2024 06/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?