KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti, në 75-vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës: Arkivat janë gardianët e trashëgimisë dokumentare
Lajme

Kurti, në 75-vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës: Arkivat janë gardianët e trashëgimisë dokumentare

KosovaNewss
KosovaNewss 22:24 -23/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në 75-vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës. I shoqëruar nga ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kryeministri Kurti tha se ky përvjetor nuk është thjesht një shënjim i kohës, por dëshmi e një rrugëtimi të gjatë me përkushtim për ruajtjen e kujtesës sonë kolektive.

“Për shtatë dekada e gjysmë arkivat kanë qenë më shumë se një institucion, ato kanë qenë mbrojtës të së vërtetës historike dhe të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar e shtetëror. Në fondet e tyre ruhen dokumente të cilat dëshmojnë historinë, sfidat dhe arritjet tona të përbashkëta si shoqëri”, tha kryeministri dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Ai më tej shtoi se një zhvillim i veçantë është digjitalizimi masiv i materialit arkivor, i cili ka mundësuar ruajtje më të sigurt dhe qasje më të lehtë për qytetarët dhe studiuesit. Në të njëjtën kohë lansimi i sistemit elektronik për menaxhimin e materialit arkivor ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe rritjes së efikasitetit institucional.

“Arkivat siç e dimë të gjithë janë gardianët e trashëgimisë dokumentare. Ato janë kujtesa e shkruar e shtetit dhe e shoqërisë sonë, një pasuri që duhet ruajtur, kultivuar dhe transmetuar me përgjegjësi të plotë te brezat që vijnë pas nesh”, vlerësoi kryeministri dhe shtoi se gjersa festojmë këtë 75-vjetor, riafirmojmë dedikimin tonë për ta mbështetur edhe më tej këtë institucion jetik, meqenëse investimi në arkiva është investim në të vërtetë faktike, në kujtesën historike dhe qëndrueshmërinë shtetërore.

- Reklamë -

Gjithashtu lexoni:

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

KosovaNewss 23/03/2026 23/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?