KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve
Lajme

Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Kosova News
Kosova News 23:12 -04/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e ndërmjetësimit si një mjet sipas tij efikas dhe i shpejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ai ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Në një postim në ‘Facebook’, kryeministri Kurti tha se në kohën kur gjykatat tona përballen me një numër të madh të lëndëve të pazgjidhura, ‘Ndërmjetësimi’ ofron një zgjidhje efikase dhe të shpejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Në Republikën e Kosovës, nga viti 2021 deri në vitin 2023, shifrat e rasteve në Ndërmjetësim kanë shënuar rritje të dukshme, aq sa vetëm nga gjykatat, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ndërmjetësim, janë referuar 5,424 raste penale dhe 6,633 raste civile”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se statistikat tregojnë se rreth 90% e rasteve të ndërmjetësimit në Kosovë përfundojnë me sukses, duke ofruar një alternativë efektive ndaj proceseve të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore.

“Ky progres karakterizohet sidomos me rastet civile. Përderisa në vitin 2021 në ndërmjetësim ishin referuar 864 raste civile, ky numër ishte rritur në 1673 raste të kësaj natyre në vitin 2022, ndërsa ishte shumëfishuar në 4096 raste në vitin 2023. Thënë në përqindje i bie që viti 2022 ka shënuar rritje të referimit të rasteve civile për 93.6 për qind në raport me vitin 2021, ndërsa viti 2023 rritje të referimit të rasteve civile prej 144.8% në raport me vitin 2022, ose 374% në raport me vitin 2021. Kurse trendi i rritjes së rasteve të referuara në Ndërmjetësim gjatë këtij viti pritet të tejkalojë edhe më shumë vitet paraprake”, ka potencuar i pari i ekzekutivit.

Sipas tij, ky progres i Ndërmjetësimit është rezultat i politikave të zbatuara nga Ministria e Drejtësisë, të cilat kanë siguruar një procedurë të shpejtë dhe me kosto të ulët për qytetarët tanë.

 “Ndërmjetësimi është zgjedhja e mençur për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë përbën rrezik, në Golesh është me intensitet më të ulët

KRU “Prishtina”: 10 shkyçje të kyçjeve Ilegale në Bërnicë të ulët

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Pas kërcënimit me bombë, Selimi: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë

Kosova News 04/09/2024 04/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?