KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Me Bosnjën kemi më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa kemi dallime
Politikë

Kurti: Me Bosnjën kemi më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa kemi dallime

Kosova News
Kosova News 08:27 -07/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vizitën në Sarajevë e ka nisur duke vendosur lule pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës, në kujtim të 1 mijë e 601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe.

Tutje ai ka treguar se përgjatë ditës së premte kanë zhvilluar takime me dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës; Denis Bećirović, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Željko Komšić, anëtarin kroat të Presidencës. “U mirëpritëm nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić dhe zëvendëspresidenti i Federatës, gjenerali Refik Lendo”.


“Gjithashtu, takime të ndara patëm edhe me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegović, dhe Kryetarin e Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën (Stranzka za BiH), Semir Efendić”.


“Kurse në mbrëmje, para se të takoheshim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në Sarajevë, që na pritën fort ngrohtë, mora pjesë në një diskutim cilësor rreth marrëdhënieve rajonale të organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99”, shkroi Kurti në Facebook.


Kreu i qeverisë tha se në secilin prej takimeve, thekset kryesore ishin tek marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe mundësitë që të dy vendet kanë për më shumë bashkëpunim dhe më shumë shkëmbime në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit.


“Me Bosnjën dhe Hercegovinën ka shumë më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa që kemi dallime. Sfidat i kemi të përbashkëta, andaj edhe duhet të punojmë bashkërisht në kapitalizimin e mundësive dhe interesave të përbashkëta për integrim euro-atlantik, zhvillim, siguri dhe paqe”.


“Falënderoj përfaqësuesit e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës për mikpritjen. Nga 1 janari 2025 qytetarët e këtij vendi do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt Kosovës me letërnjoftime. Institucionet tona po bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme që zbatimi i marrëveshjes për lëvizje me letërnjoftime të shkojë mbarë.


Ne i mirëpresim qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, e le të përfitojnë nga kjo mundësi që padyshim do të rrisë shkëmbimet dhe miqësinë”, përfundoi kryeministri Albin Kurti. 

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kosova News 07/12/2024 07/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?