KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Maji i vitit 1998, kthesa e dhimbshme që mobilizoi radhët e UÇK-së
Politikë

Kurti: Maji i vitit 1998, kthesa e dhimbshme që mobilizoi radhët e UÇK-së

Kosova News
Kosova News 15:10 -12/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bënë homazhe te varri i dëshmorit të kombit, heroit, Agron Rrahmani, në 28-vjetorin e rënies heroike.

Pas nderimeve, kryeministri në detyrë Kurti tha se java e dytë e muajit maj të vitit 1998 ishte shumë e rëndë për luftën çlirimtare, pasi përbrenda saj u vranë Fahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani.

Këto goditje, sipas kryeministrit në detyrë Kurti bënë që, në njërën anë, populli shqiptar ta kuptojë se çlirimi nga pushtuesi dhe agresori serb mund të bëhet vetëm me luftë dhe, në anën tjetër, ndikoi në mobilizimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prononcimi i plotë i kryeministrit në detyrë Kurti:

- Reklamë -

Java e dytë e muajit maj të vitit 1998 ka qenë shumë e rëndë për luftën çlirimtare, sepse përbrenda asaj jave vritet Bahri Fazliu – Gëzimi, vritet Ilir Konushevci – Mërgimi dhe vritet Agron Rrahmani – Naseri.

Bahri Fazliu ishte ideologu politik e kombëtar, Ilir Konushevci ishte shpirti i logjistikës dhe i organizimit të UÇK-së, ndërkaq Agron Rrahmani ishte komandanti i paepur i operacioneve, i cili që nga shkurti i vitit 1998 ishte edhe komandant i njësitit gueril “Rexhep Mala”.

Këto goditje i dhanë një hov të madh luftës çlirimtare, sepse populli shqiptar në njërën anë e kuptoi që veçse me luftë do të mund të çlirohemi nga okupatori agresori serb dhe në anën tjetër lufta filloi që të shtrihet edhe në zonat urbane, duke i shtuar kësisoj edhe radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe vetëdijen e mbarë popullit tonë.

Agron Rrahmani në betejë të drejtpërdrejtë me forcat armike serbe, në “Lagjen e Muhaxherëve”, vetëm një lagje më poshtë prej ku prehet trupi i tij sot këtu, gjithmonë do të mbetet shembull i një veprimtari, i një patrioti, i cili sakrifikon gjithçka, nuk ndalet asnjëherë deri në flijim, për çlirimin e popullit tonë, për lirinë e vendit tonë dhe për përparimin, të cilin ne asnjëherë nuk harrojmë se ku i ka themelet dhe rrënjët.

Lavdi Agron Rrahmanit dhe gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Kosova News 12/05/2026 12/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?