KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kërkon mbështetjen e Islandës për aderimin e Kosovës në NATO
Politikë

Kurti kërkon mbështetjen e Islandës për aderimin e Kosovës në NATO

Kosova News
Kosova News 22:57 -25/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vijoi me takimin e radhës me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takim u biseduan mbi rëndësinë e zhvillimit edhe më tej të marrëdhënieve bilaterale përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, në kuadër edhe të EFTA-s, si një platformë e mirë për bashkëpunim konkret ekonomik.

“Kryeministri Kurti e falënderoi shtetin e Islandës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës në etapat shtetndërtuese. Gjithashtu shprehu mirënjohjen për përkrahjen mbi liberalizimin e vizave me vendet e zonës Shengen dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës.

Duke shprehur orientimin pro perëndimor të Republikës së Kosovës dhe qëllimin kyç të vendit për anëtarësim në NATO, ku Islanda është edhe një nga anëtaret themeluese, kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Islandës për aderimin në këtë organizatë”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu gjatë takimit u bisedua dhe për mbështetjen në rihapjen e hapësirës së ulët ajrore, e ku kryeministri kërkoi po ashtu edhe përkrahjen e Islandës për anëtarësimin tonë në organizata si ICAO, EASA dhe Eurocontrol.

Teksa theksoi edhe njëherë gatishmërinë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për takimin dhe bisedën e frytshme.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje

Haziri: Deputetët e pakicave i janë nënshtruar Kurtit, qeveria e unitetit është zgjidhja e vetme

“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues

Bislimi takon ambasadorin e ri të Italisë, diskutojnë për integrim evropian

Bislimi akuzon Petkoviqin për dezinformim pas takimit në Bruksel

Kosova News 25/09/2024 25/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Atalanta kërkon Edon Zhegrovën
21:32 -12/06/2025
Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje
21:29 -12/06/2025
Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit
21:01 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?