KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Italia, mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit të Kosovës
Politikë

Kurti: Italia, mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 23:17 -04/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Italiane, në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare të Italisë.

Gjatë fjalës së tij Kurti theksoi se “Italia ka qenë një mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit të Kosovës në komunitetin evropian. Për këtë ne jemi thellësisht mirënjohës”, duke shtuar dhe se me Italinë Kosova ndan një lidhje historike e të rëndësishme.

Ai përkujtoi rolin e arbëreshëve edhe në shtetndërtimin e Italisë, si në rastin e Michele Bianchi dhe Domenico Damis, dy arbëreshë të cilët luftuan krah Giuseppe Garibaldit.

“Kontributi i tyre është një shembull frymëzues i rolit të luajtur nga pakicat etnike në historinë kombëtare, duke demonstruar përkushtimin dhe sakrificën e tyre për kauzën e unitetit dhe pavarësisë së Italisë. Aktualisht rreth njëqind shqiptarë konkurrojnë me krenari në zgjedhjet lokale italiane që do të mbahen më 9 dhe 10 qershor në Itali. Ky përbën një moment historik të rëndësishëm të angazhimit dhe përfaqësimit qytetar për komunitetin shqiptar në procesin demokratik të Italisë.” tha kryeministri.

Në këtë ngjarje, kryeministri nënvizoi dhe marrëdhëniet me Italinë të cilat karakterizohen nga lidhje të forta diplomatike, shkëmbime ekonomike dhe ndërveprime kulturore, përfshirë këtu edhe  sektorë të ndryshëm, nga tregtia dhe investimet tek arsimi dhe kultura.

“Bizneset italiane po investojnë gjithnjë e më shumë në Kosovë, duke sjellë risi dhe ekspertizë që kontribuojnë në mënyrë thelbësore në rritjen tonë ekonomike”, shtoi ai.

Në përmbyllje, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjet e tij ndaj popullit dhe shtetit Italian, duke theksuar se Italia dhe Kosova vazhdojnë të punojnë së bashku  drejt një të ardhmeje më të ndritshme, të ndriçuar nga paqja, prosperiteti dhe përparimi i përbashkët.

Gjithashtu lexoni:

Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues

Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Kosova News 04/06/2024 04/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij
22:53 -15/06/2025
Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?