KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Investime për shkolla më të ngrohta dhe banesa më dinjitoze në Viti
Ekonomi

Kurti: Investime për shkolla më të ngrohta dhe banesa më dinjitoze në Viti

KosovaNewss
KosovaNewss 19:24 -06/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), vizituan komunën e Vitisë për të parë nga afër investimet që po bëhen në shkolla dhe banesa sociale, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mësimdhënies.

Investimet në këtë komunë përfshijnë renovimin e katër shkollave: “28 Nëntori”, “Njazi Rexhepi”, “Mirali Sejdiu”, “Dëshmorët e Lubishtës” dhe Qendrës për Punë, me një vlerë prej rreth 600 mijë euro. Dy prej tyre, “28 Nëntori” dhe “Njazi Rexhepi”, u vizituan nga Kryeministri dhe delegacioni.

Kurti tha se “pas intervenimeve, të dyja shkollat do të kursejnë mbi 70 për qind të energjisë elektrike, do të ulen ndjeshëm shpenzimet operacionale dhe do të përmirësohen kushtet për 500 nxënës dhe mësimdhënës”.

Përveç projekteve në zhvillim, në Viti janë përfunduar me sukses edhe renovimet në tri shkolla të tjera: “Bafti Haxhiu”, “Ndre Mjeda” dhe “Hysen Tërpeza”, me një investim shtesë prej 312 mijë euro.

Gjithashtu, Kurti vizitoi banesat sociale në Viti, ku po investohet për termoizolim dhe përmirësim të kushteve të jetesës për 55 familje me rreth 200 banorë. Ai theksoi se: “Tash pas renovimeve që po i bëjmë, do ta kenë fresk verës e ngrohtë dimrit. Ky investim është dëshmi e përkushtimit për banim më dinjitoz”.

Projektet po implementohen nga FKEE me 90% financim nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, ndërsa 10% nga Komuna e Vitisë. Kryeministri shprehu falënderim për bashkëpunimin institucional, duke theksuar rëndësinë e investimeve në përmirësimin e jetës dhe mjedisit arsimor.

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidentja Osmani kërkon transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vdekjen e 27-vjeçarit

Krasniqi takon ambasadorin gjerman Rohde – Diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

Kurti nis fushatën e korrje-shirjes me rekord të ri: Mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë

Vdekja e Agon Zejnullahut, Sveçla: Kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar

KosovaNewss 06/05/2025 06/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia
09:39 -09/07/2025
Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -09/07/2025
Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve
08:32 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?