KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti i kërkon zv/sekretarit të tregtisë së ShBA-së investime në Kosovë
Politikë

Kurti i kërkon zv/sekretarit të tregtisë së ShBA-së investime në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:15 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Arritjet ekonomike, potencialet investuese dhe interesat ekonomike të Kosovës ishin tema e takimit virtual që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Zëvendës Sekretarin e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Don Graves.

Kryeministri theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, që ka potencial të madhe dhe të dëshmuar, me mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE. Ai foli për takimet që ka pasur gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku veçoi nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për investim prej $236.7 milionë në sektorin e energjisë gjatë viteve të ardhshme.

Për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik, kryeministri Kurti tha se jemi duke punuar në fuqizim të rendit ligjor, me themelimin e Gjykatës Komerciale, si dhe përmirësimin e mëtejmë të infrastrukturës dhe të bërit biznes në vendin tonë.

Zv. Sekretari foli për mundësitë për investime të kompanive amerikane në Kosovë. U diskutua për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të identifikuar bizneset që do të mund të bashkëpunojnë me kompanitë amerikane.

“Ai falënderoi Kosovën për qëndrimin e drejtë sa i përket invazionit ushtarak dhe agresionit rus në Ukrainë”, njofton zyra e kryeministrit.

U bisedua për misionin tregtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që planifikohet të vijë në vjeshtë në Kosovë, me fokus në teknologji të informacionit. Po ashtu, u fol për programin “Partnership for Global Infrastructure” që përfshinë Kosovën, për mundësinë e ndihmës me plehra bujqësore si dhe mundësitë për investimet në infrastrukturë dhe energji të ripërtrishme. /rtklive/

Gjithashtu lexoni:

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: Albin Kurti, Kosove
Kosova News 22/06/2022 22/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?