KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Gjergj Kastrioti është figura më e rëndësishme dhe më frymëzuese e të gjitha epokave të historisë së shqiptarëve
Lajme

Kurti: Gjergj Kastrioti është figura më e rëndësishme dhe më frymëzuese e të gjitha epokave të historisë së shqiptarëve

KosovaNewss
KosovaNewss 22:41 -02/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 2 marsin, datën që shënon themelimin e Lidhjes së Lezhës, duke e cilësuar këtë moment si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kombëtare.

Kurti ka vënë në pah figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu si udhëheqës përbashkues dhe strateg të shquar ushtarak e diplomatik, duke rikujtuar bashkimin e princërve arbërorë më 2 mars 1444 në qytetin e Lezhës.

“Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi. Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbe, është figura më e rëndësishme dhe më frymëzuese e të gjitha epokave të historisë së shqiptarëve. Sot, më 2 mars, e kujtojmë për rolin e tij përbashkues si udhëheqës në themelimin e Lidhjes së Lezhës, më 2 mars të vitit 1444. Aty, Skënderbeu arriti t’i bashkonte në një front antiosman, zotërit arbërorë: Gjergj Arianit Komneni, Andre Topia me të dy bijtë e tij Komnenin dhe Muzakën si dhe me nipin Tanushin; Lekë Zaharian; Nikollë dhe Pal Dukagjinin, Lekë dhe Pjetër Dushmanin; Pjetër Spanin, Stefan Gjurashin etj”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Kuvendi i Lezhës u organizua tre muaj pas kthimit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443 dhe shpalljes së kryengritjes antiosmane prej tij. Aleanca e prijësve arbërorë e lidhur në Lezhë nën drejtimin e Skënderbeut, erdhi më shumë se dy dekada prej kur shumë nga territoret e Arbërisë ishin pushtuar prej osmanëve dhe ishin përfshirë në sistemin osman të timarit. Në anën tjetër, fushatat ushtarake të drejtuara nga Janosh Huniadi, e kishin ndalur përparimin e mëtutjeshëm të invazionit osman në drejtim të territoreve hungareze. Kjo e detyroi Sulltan Muratin II që pikërisht më 1444, të niste negociatat për paqe me vendet e krishtera në Perëndim”, tha ai.

- Reklamë -

Tutje ai ka thënë se si një strateg ushtarak i shquar dhe me finesë diplomatike, Skënderbeu e zgjodhi për seli themeltare të Lidhjes qytetin e Lezhës, atëbotë zotërim venedikas. Kështu e shmangu çfarëdo animi kah fisnikët pjesëmarrës dhe i përçoi mesazh Republikës së Venedikut që nuk kishte plane kundër saj. Duke mos e imponuar dhe sipërvendosur rolin e tij, Skënderbeu u caktua “kapiten i përgjithshëm”, duke qëndruar si i pari ndër të barabartët.

“Megjithëse pas disa kohësh Lidhja e lidhur në Lezhë u çthur dhe disa nga fisnikët e braktisën, ajo dha shembullin e rëndësisë së aleancave politike dhe strategjike. Pavarësisht ndryshimeve të shumta gjeopolitike dhe betejave me ushtritë osmane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu arriti që me vendosmëri t’i qëndronte pas projektit të tij të rezistencës antiosmane deri kur vdiq, më 17 janar 1468. Atyre që u dorëzuan ose u mposhtën, iu zbehën emrat gjatë historisë, kurse Skënderbeu që për 25 vite rezistoi, ia dha emrin e tij jo vetëm shekullit XV, duke u kthyer në bosht simbolik dhe frymëzues për kombformim dhe shtetndërtim te shqiptarët”, shkruan tutje.

“Shqiptarët e shqiptaret u bënë bijë e bija të shqiponjës, simbolit të Kastriotëve që u bë flamur kombëtar”, ka theksuar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

KosovaNewss 02/03/2026 02/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale
13:45 -04/06/2026
Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?