Në një ceremoni, në të cilën ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, komandanti i KFOR-it dhe përfaqësues të tjerë politikë e ushtarakë, kryeministri Kurti në emër të Qeverisë e ka falënderuar ish-ministrin Mehaj përzemërsisht për punën dhe shërbimin gjatë këtyre dy vjet e pesë muajve të fundit.
“Armend, në emrin tim, dhe në emrin e të gjithë Qeverisë, të falemnderit përzemërsisht për punën dhe shërbimin tënd gjatë këtyre dy vjet e pesë muajve të fundit. Falemnderit që, edhe pse fizikisht larg Kosovës, kurrë s’ke qenë larg me mendje e zemër. Dhe kurrë s’ke harruar se sa shumë i kemi borxh atdheut tonë, Republikës sonë”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se falë insistimit të Mehajt, ushtarët e FSK-së gëzojnë sot pagat për 30% më të larta.
Reklama
“Me insistimin e Armendit ushtarët dhe oficerët e rinj FSK-së gëzojnë një rrogë të dinjitetshme dhe mbi 30% më të lartë se pagat e tyre paraprake”.
Kurti në postimin e shpërndarë në Facebok, ndër të tjera, ka thënë se Armendi pos që ishte profesionist i mirë, ishte edhe njeri i mirë.


