KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti emëron Gërvallën koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna
Lajme

Kurti emëron Gërvallën koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

KosovaNewss
KosovaNewss 22:15 -13/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka emëruar zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Sipas Kurtit, ky emërim synon të forcojë përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, duke e trajtuar atë si çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore. Ai theksoi se përpjekjet për çrrënjosjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme dhe kërkojnë përgjegjësi të përbashkët institucionale dhe shoqërore.

Kryeministri theksoi se përmes bashkëpunimit ndërsektorial është zbatuar Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022–2026), ku mbi 94 për qind e aktiviteteve janë zbatuar ose janë në proces zbatimi.

Ndër masat e ndërmarra, ai përmendi edhe mbështetjen financiare për strehimoret dhe organizatat e licencuara që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare. Sipas tij, për periudhën 2021–2025 janë ndarë 7.3 milionë euro për të forcuar kapacitetet e tyre dhe për të ofruar mbështetje më të qëndrueshme për viktimat.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se është lansuar Protokolli Shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale, i cili vendos standarde të qarta për reagimin institucional dhe trajtimin dinjitoz të viktimave. Në të njëjtën kohë është zgjeruar qasja në drejtësi përmes ofrimit të ndihmës juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Ai theksoi edhe miratimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës, ku dhuna ndaj grave është përcaktuar si vepër penale dhe janë paraparë dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje apo dhunim seksual.

Sipas kryeministrit, janë ndërmarrë edhe reforma në sistemin e shërbimeve sociale dhe familjare, duke përfshirë projektligjin për këto shërbime dhe përmirësimin e raportimit përmes moduleve të reja në bazën kombëtare të të dhënave për dhunën në familje.

Kurti i uroi suksese Gërvalla-Schwarz në këtë detyrë, duke shprehur besimin se përmes këtij angazhimi do të vazhdojë forcimi i mekanizmave për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga çdo formë dhune. Ai shtoi se qeveria mbetet e përkushtuar për të forcuar parandalimin, mbrojtjen dhe drejtësinë për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

KosovaNewss 13/03/2026 13/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?