Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se duke përkujtuar të vrarët përkujtojmë se sa i lartë ishte çmimi për lirinë e Kosovës. Sipas kryeministrit me këtë përkujtojnë edhe se ku ndodhen rrënjët e shtetit që gëzojnë sot.
“25 vjetori i masakrës në Burim të Malishevës
Para 25 vitesh, forca të ushtrisë dhe policisë serbe, te “Vrella e Mëhillit” vranë dhe masakruan 42 civilë shqiptarë. Disa nga kufomat u gjetën të karbonizuara në rimorkio të traktorëve. Sot bëmë homazhe në Burim të Malishevës, në nderim të kujtimit të tyre.
Në këtë ditë kujtojmë edhe civilët e vrarë në masakrën në Pastasel të Rahovecit, në Makërmal të Drenicës dhe në Gjakovë.
Duke përkujtuar të vrarët, përkujtojmë se sa i lartë ishte ҫmimi për lirinë tonë dhe se ku ndodhën rrënjët e shtetit që e gëzojmë.
Me dhembje e krenari i kujtojmë sot e gjithmonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, ka përfunduar Kurti.


