KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Diversiteti është pasuri e shtetit tonë
Lajme

Kurti: Diversiteti është pasuri e shtetit tonë

Kosova News
Kosova News 19:06 -29/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së sotme, kryeministri ivendit, Albin Kurti, qëndroi për vizitë në qytetin e Prizrenit, ku mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me studentët nga komuniteti romë, ashkali dhe egjiptianë, takim ky i cili u zhvillua në hapësirat e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti fillimisht zhvilloi një takim me Rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, ku edhe u njoftua për punën dhe të arriturat e këtij Universiteti. Ai veçoi të ndjerin Kujtim Paçaku si një nga studentët e dalluar.

Në tryezën e diskutimit të pranishëm ishin edhe disa nga studentët që kanë përfituar nga bursat për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të cilat janë ndarë këtë vit, të realizuara në bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Vlen të theksohet së gjatë ditës së djeshme, është nënshkruar kontrata për fonde për Lendrit Çekun, egjiptiani i parë në Kosovë për studime doktorature.

Gjatë diskutimit me studentë kryeministri Kurti, veçoi edhe themelimin e Ekipit Ndërinstitucional gjatë vitit 2022, i cili ka për qëllim promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, krahas bursave që janë ndarë për studentë të arsimit të lartë dhe atyre të shkollave të mesme.

“Ne si qeveri vlerësojmë diversitetin si pasuri për një shtet, jemi krenarë që çdo vit kemi më shumë studentë nga komunitete të ndryshme në universitetet tona publike dhe më shumë të diplomuar në tregun tonë të punës”, u shpreh kështu kryeministri Kurti gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë dhe të rejat nga komunitetet.

Ndërsa, Rektori i Universitetit të Prizrenit, profesor Mentor Alishani, u shpreh se komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian janë asete shumë të rëndësishme të shoqërisë sonë dhe gëzojnë një prezencë të fuqishme në vendin tonë.

“Universiteti ynë ka qenë dhe do të jetë i hapur për të gjitha iniciativat dhe projektet që kanë për qëllim promovimin e vlerave të komunitetit që janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë”, shtoi tutje rektori.

Gjithashtu lexoni:

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë

Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Kosova News 29/03/2024 29/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?