Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar sot me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Taravari ka publikuar një fotografi të takimit në Facebook, ndërsa ka shkruar “Kohë të Mira! Drejt Evropës”.
Kurti dhe Rama po qëndrojnë në Shkup në kuadër të takimit që kanë zhvilluar liderët e Ballkanit Perëndimor.Në nëntor te vitit 2023, kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte zhvilluar në Prishtinë një takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe.


