KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Bllokimet për konstituimin e institucioneve tashmë janë inekzistente
Politikë

Kurti: Bllokimet për konstituimin e institucioneve tashmë janë inekzistente

Kosova News
Kosova News 10:45 -31/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se bllokimet në konstituimin e institucioneve të reja tashmë janë inekzistente, pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku subjekti i tij politik, Vetëvendosje, doli i pari me mbi 49 përqind të votave, kur kanë mbetur të numërohen edhe votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike, votat me postë dhe ato me kusht.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Postën e Kosovës, Kurti u shpreh se rezultati zgjedhor është më i qartë se asnjëherë më parë dhe se pritshmëritë e tij janë tejkaluar.

“Rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi pritur se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit sivjet, por duket që po e tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit të vitit 2021. Bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe pengesat në formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzistente”, deklaroi Kurti.

I pyetur për çështjen e zgjedhjes së presidentit në muajin mars, Kurti tha se fillimisht duhet të pritet certifikimi i rezultateve dhe konsituimi i legjislaturës së dhjetë.

“Duhet të presim certifikimin e rezultatit, pastaj konstituimin e Kuvendit dhe të shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë. Vetëm pas formimit të qeverisë mund të flasim për zgjedhjen e presidentes apo presidentit të ri. Sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara”, shtoi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kosova News 31/12/2025 31/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?