KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti bashkëbisedoi me bizneset nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve për identifikimin e profileve të nevojshme
Ekonomi

Kurti bashkëbisedoi me bizneset nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve për identifikimin e profileve të nevojshme

Kosova News
Kosova News 12:15 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të enjten një bashkëbisedim me bizneset nga sektori i drurit dhe mobileve për identifikimin e profileve të nevojshme të arsimit dhe aftësimit profesional kundrejt nevojave të tregut të punës, duke thënë se janë duke punuar që ta zbusin hendekun mes kërkesës dhe nevojës në biznese.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Sipas njoftimit, Kurti konsideron se një ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit, është ndërlidhja e arsimit dhe aftësimit Profesional në tregun e punës. Sipas kryeministrit, çështja është se si të bëjmë “që për diplomat në shkollat tona të kemi vende pune në ekonominë tonë dhe për këtë e kemi përgjegjësinë edhe sektori publik dhe ai privat”.

“Ka numër të madh të rasteve në Kosovë ku bizneset kanë më shumë nevojë se sa që ka kërkesë. Qeveria përmes politikave të saj të jap kontributin e saj në zbutjen e këtij hendeku, sepse e kemi vërejtur që sa herë flasim për ekonominë përfundojmë duke folur për arsimin, dhe sa herë flasim për arsimin përfundojmë duke folur për ekonominë. Andaj, kemi arritur në përfundimin që e vetmja gjë më e rëndësishme edhe se ekonomia edhe se arsimi, është lidhja mes këtyre dyjave”, ka thënë Kurti.

Në bashkëpunim të ngushtë me odat ekonomike e tregtare, me shoqatat sektoriale dhe me ndërmarrjet aktive, sipas njoftimit, kryeministri theksoi se këtë vit ka filluar pilotimi i programeve të arsimit dual sipas modelit gjermanofolës në Evropë.

“Këtë vit shkollor, arsimi dual ka filluar në katër shkolla profesionale, në tri komuna, me katër profile: kuzhinier, floktar, murator dhe asistent i mikpritjes hoteliere. Bazuar në suksesin e këtij pilotimi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, KIMERK dhe ShPDK, pra Klasteri i Industrisë, Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës dhe Shoqata e Përpunuesve të Drurit, ka punuar drejt zgjerimit të aftësimit dual me tetë profile shtesë dhe ka filluar përgatitjet për të mbështetur shkollat gjatë zbatimit. Sipas interesimit të shprehur nga vetë komunat dhe shkollat, në vitin shkollor 2023/2024, në 21 shkolla profesionale, në 13 komuna do të ofrohen tetë profile shtesë: rrobaqepës, automekanik, përpunues i metalit, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregtar me shumicë dhe pakicë, estetist. Këto janë tetë profilet shtesë, të cilat po i bashkëngjisim atyre katër ekzistues”, thuhet tutje në njoftim.

Duke iu referuar studimeve të mëhershme, Kurti shtoi se në ndërmarrjet prodhuese në Kosovë më pak se 5 për qind e punëtorëve aftësohen brenda muajit të parë, duke lënë të nënkuptohet se 95 për qind plus të punëtorëve të ndërmarrjeve prodhuese, u duhet më shumë se një muaj që të aftësohen për punën që duhet ta bëjnë.

“Kjo është një kosto për bizneset tona, dhe rrjedhimisht dhe kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë që si shtet ta marrim barrën e kualifikimit sa më të mirë të fuqisë punëtore”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, iu drejtua përfaqësuesve ndërmarrës duke vlerësuar se Qeveria me ndihmën e tyre ka arritur hartimin e strategjisë e cila do të bëjë që “industria jonë të jetë më e integruar globalisht, e aftë dhe të prodhojë produkte më vlerë të shtuar, duke theksuar se MINT do ta ndihmojë MAShTI-in për identifikimin e profileve të nevojshme për zhvillim më të shpejtë industrial”.

“Ne ju falënderojmë që me ju, me imputet e tuaja kemi gjetur jo vetëm vizionin e qartë për transformim industrial deri në vitin 2030, por edhe vullnetin e juaj për të kontribuar në arsimin dhe aftësimin dual”, shtoi ministrja Hajdari.

Ndërkaq, ministrja Nagavci ka thënë se vitin e kaluar për herë të parë ka filluar “implementimi i sistemit dual të mësimit në katër profile që nënkupton se 51%, pra gjysmën e kohës, gjatë tri vjetëve nxënësit do ta kalojnë në biznese dhe se për të qenë të suksesshëm në implementimin e mësimit dual është tejet e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë me kompanitë, me bizneset ku ne do t’i kemi fëmijët tanë në 51% të kohës”.

Ministrja bëri të ditur se përveç me ministritë tjera të linjës kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me Qeverinë, odat, shoqatat sektoriale e drejtoritë komunale të arsimit.

Pas këtij takimi, Kurti do të mirëpresë për një bashkëbisedim edhe përfaqësues të bizneseve nga sektori i ushqimit dhe pijeve.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

DASh: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike, përfshirë gazin amerikan

Kosova News 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?