KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Arritje hyrja në agjendë e marrëveshjes, kthimin e atyre që braktisën institucionet e rregullon ligji e Kushtetuta
Politikë

Kurti: Arritje hyrja në agjendë e marrëveshjes, kthimin e atyre që braktisën institucionet e rregullon ligji e Kushtetuta

Kosova News
Kosova News 11:49 -24/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për marrëveshjen e arritur mbrëmë në Bruksel, me ç’rast tha se kjo është një arritje e madhe pasi është arritur që të kthehet në agjendë diskutimi për marrëveshjen për normalizim.

Kurti, ka thënë se ata që thonë se ajo që nuk u pranua të hënën në Bruksel, u pranua të mërkurën (dje), nuk po e dinë për çka po flasin.

“Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman të bëhet çështja e bisedimeve në Bruksel drejtë arritjes së një dakordimi, që shtetit tonë ai bashkëngjet edhe një dokument. Ishte e qartë deklarata e Borell se një gjë e tillë nuk ishte përfshirë në takimin e ditës së hënë dhe tashmë ajo është aty. Kjo është një arritje e madhe sepse marrëveshja hyn në agjende dhe i jep fund kësaj gjendje”, tha mes tjerash Kurti.

Kurti, ka thënë se deri te arritja e marrëveshjes me Serbinë për targat të mërkurën ka ardhur pasi përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka ndryshuar deklaratë nga ajo e ditës së hënë kur dështoi marrëveshja.

- Reklamë -

“Të hënën në mbrëmje është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët dhe fjala Francë-Gjermani nuk ka qenë askund, pos çështja e targave. Ata që thonë që ajo nuk është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën nuk e dinë për çfarë po flasin. Nuk është marrëveshje, është dakordim. Është deklaratë e Borrellit. Ajo çfarë është bërë mbrëmë është ndryshuar deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratë”, ka thënë Kurti të enjten para deputetëve në Kuvend.

Ai foli edhe për braktisjen që një pjesë e serbëve braktisën institucionet e Kosovës, duke përfshirë këtu Listën Serbe, deputetët e të cilës dorëzuan mandatet dhe pas pak ditësh erdhën dhe dhanë betimin deputetë tjerë nga kjo listë.

“Kthimi është çështje ligjore e kushtetuese.  Pra kthimi i atyre në institucione nuk mund të bëhet politikisht. Unë kam bërë thirrje mos të bëhet braktisja. Unë nuk dua të kemi institucione një etnike. Pro edhe pse kanë shkuar ata kemi ende serbë në institucione. Po ashtu kemi edhe pakica tjera, si turqit, boshnjaket, malazezet dhe ashkalinjt, romët, egjiptasit. Unë kam thënë e them mos shkoni,  por nuk m mund të them kthehuni”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Kosova News 24/11/2022 24/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?