KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: 95% e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, së shpejti pa pagesë edhe rikonstruktimi i gjirit
Shëndetësi

Kurti: 95% e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, së shpejti pa pagesë edhe rikonstruktimi i gjirit

Kosova News
Kosova News 20:54 -24/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nga ky vit, 95 përqind e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, derisa tha se së shpejti do të ofrohet pa pagesë edhe rikonstruktimi i gjirit që bëhet pas trajtimit.

Ky shërbim tha se aktualisht kushton mijëra euro në sektorin privat.

“Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit rreth sëmundjes së kancerit të gjirit por edhe muaj i solidaritetit dhe mbështetjes ndaj të gjithë atyre që përballen me të. Një në tetë gra diagnostikohen me këtë sëmundje, por ka rastet kur ajo shfaqet edhe te burrat, ndonëse shumë më rrallë. Nga ky vit, mamografia bëhet falas në gjithë territorin e Republikës sonë. 95% e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, ndërkaq rikonstruktimi i gjirit që bëhet pas trajtimit, së shpejti do të jetë shërbim që do të ofrohet pa pagesë në spitalet tona publike, e që kushton mijëra euro ne sektorin privat”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, për dallim nga vitet tjera, në vitin 2024 mbi 52% e rasteve që janë diagnostikuar në faza të hershme.

“Prandaj edhe motoja “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” me të cilën sot bashkë me presidenten Osmani, ministrin e Shëndetësisë Vitia, drejtues të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, diplomatë të vendeve mike, aktivistë e qytetarë bëmë ecjen tradicionale në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Kosova News 24/10/2024 24/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes
17:12 -15/06/2026
Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën
17:05 -15/06/2026
Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës
17:04 -15/06/2026
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati
17:01 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?