KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kur do të përfshihet ShBA-ja direkt në dialog?
Politikë

Kur do të përfshihet ShBA-ja direkt në dialog?

Kosova News
Kosova News 23:21 -27/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm amerikan për BE-në, Gabriel Escobar e ka bërë të qartë edhe një herë momentin kur Amerika do të përfshihet në çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Roli i saj në këtë proces është mjaftë domethënës e sidomos në fazën përfundimtare thonë njohësit e çështjeve politike.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi mundësinë që sekretari Antony Blinken është i gatshëm të angazhohet më shumë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, pa kaluar shumë kohë, është i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ai që hedh poshtë një gjë të tillë.

Këta të fundit duket se e kanë të qartë momentin kur do të ndërhyjnë në këtë proces.

“Nuk ka thënë se do t’i bashkohet procesit të negociatave, por se është i gatshëm të bëjë disa thirrje, të mbështesë procesin e negociatave dhe të çojë në bashkëpunim më të ngushtë mes palëve negociuese”, ka deklaruar Escobar.

Për njohësin e çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, kjo është edhe një porosi nga ShBA-ja karshi procesit të dialogut.

“Amerikanët kanë insistuar që dialogu mos të përkufizohet në dialog vetëm në targa pasi ato janë dytësore por do të jenë ndihmës në rast se flitet për marrëveshje përfundimtare dhe kjo është një porosi për palën kosovare dhe BE-në”, ka thënë Maliqi.

Aktualisht, Amerika nuk është e kyçur direkt në dialog. Por, sipas njohësit tjetër të këtij procesi, Gazmir Raci, ShBA-ja e ka të qartë se kur duhet ta ndërmarrë këtë hap.

“Më rendësi është që Amerikanët janë rikthyer në dialog se bashku më Bashkimin Evropian e dyta është së ndërmjetësit amerikan s’mund të jenë në çështje teknike pasi Bashkimi Evropian është i mandatuar për të lehtësuar  këtë dialog. Është folur për një kornizë kohore e cila është  lidhur më mandatin e  parë të Biden. Kur ja zgjatën mandatin Lajcakut, që brenda 18 muaj të shkohet në një marrëveshje final, pres që kjo të ndodhë. Amerikanët do të vazhdojnë të jenë jashtë sallave të takimeve por pa rolin e tyre nuk ka as një progres në dialog”, ka deklaruar Raci.

Deklaratat e president serb, Aleksandar Vuçiq rreth zbatimit të reciprocitetin, që në Kosovë u vlerësuan si sinjale të tërheqjes së tij.

Por, analisti Maliqi thotë se ato janë pjesë e retorikës serbe.

“Ky është qëllim i njohur i Serbisë pasi ata nuk e njohin Pavarsinë e Kosovës dhe vazhdimisht insistojnë në tërsinë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel siç është Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe. Tash se fundi kanë rinisur bisedimet dhe negociatat dhe ende nuk po e kapin esencën, mendoj se ideja e palës Amerikanë është që kjo punë të kryhet sa më shpejt deri në dhjetorë dhe të fillojnë negociatat më serioze”, është shprehur Maliqi.

Më 1 shtator, Kosova pritet të rikthejë në fuqi vendimin për regjistrimin në RKS të veturave që kanë targa ilegale të lëshuara nga Serbia./rtvd/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 27/08/2022 27/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?