KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kupchan: Mendoj se Serbia do ta njohë Kosovën, por do të kërkohen kompromise nga të dyja palët
Politikë

Kupchan: Mendoj se Serbia do ta njohë Kosovën, por do të kërkohen kompromise nga të dyja palët

Kosova News
Kosova News 20:57 -29/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, beson se dialogu do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia, pavarësisht se sa i gjatë do të jetë ky proces.

Ai për tëvë1 tregon se palëve në këtë fazë do t’iu kërkohen kompromise serioze.

Profesori nga Georgetown University, Charles Kupchan, beson se Qeveria e Kosovës veproi mirë që dëgjoi kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e vendimit për targa.

Sipas profesorit, nuk do të ishte e arsyeshme që të shkaktoheshin probleme për çështjen e targave, prandaj ai thotë se tani është momenti i duhur  të bëhen lëvizje të mëdha në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kupchan, problemin kryesor e sheh tek Serbia që akoma nuk është e gatshme ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Problemi mes të dyja vendeve  nuk është tek çështja e targave, por tek mungesa gatishmërisë së Serbisë që ta njoh Kosovën si shtet të pavarur. Mendoj se Qeveria e Kosovës veproi mirë që dëgjoi këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikë që ta shtyje vendimin për targa. Nuk do ishte e mençur të shkaktoheshin probleme për targat e makinave, prandaj  pajtohem me Kryeministrin Kurti që tha se duhet të ndërmerren hapa të mëdhenj që të përfundoj ky proces”, tha ai.

Ish-këshilltari i Presidentit Biden, mendon se në këtë fazë të dialogut duhet të ketë një përfshirje edhe më aktive të SHBA-së në dialog. E njohjen e Kosovës nga Serbia ai e sheh të nevojshme, pavarësisht se një gjë e tillë nuk parashihet në propozimin franko-gjerman.

Ai tregon se në fazën finale do të ketë kompromise serioze nga të dyja palët.

“Mendoj se në këtë proces të komplikuar duhet përfshirje më e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duhet të ketë një koordinim të ngushtë mes SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian sepse nuk ka rrugë tjetër. Jam i bindur në fund të këtij procesi Kosova do të njihet nga Serbia, por duhet keni parasysh se do të kërkohen kompromise serioze nga të dyja palët. Qeveria e Serbisë dëshiron me çdo kusht të siguroj një formë autonomie për serbët që jetojnë në Kosovë”, shtoi Kupchan.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se plani franko-gjerman është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, kurse presidenti serb Vuçiq është treguar deri më tani më i rezervuar karshi këtij plani.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 29/11/2022 29/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?