KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ku po mbahen në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt? – Flet drejtori i burgjeve
Siguri

Ku po mbahen në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt? – Flet drejtori i burgjeve

Kosova News
Kosova News 18:31 -13/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të akuzuarit për vrasjen e 30-vjeçares në Prishtinë, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dodaj janë shpërndarë në katër burgje të ndryshme: Burgun e Sigurisë së Lartë, qendrën e paraburgimit në Prishtinë, Gjilan dhe Pejë.

Siç ka bërë të ditur Ismail Dibrani, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ky vendim është marrë në konsultim me Prokurorinë e Shtetit për të përmirësuar menaxhimin dhe sigurinë.

“Natyrisht në koordinim edhe për shkak të ndjeshmërisë edhe për shkak të debatit që ka ndodhur në opinion na vështirëson punën me kategori dhe si rezultat i kësaj natyrisht në konsultim me Prokurorinë e Shtetit ne kemi vendosur që këto raste të shpërndahen në burgje të ndryshme, sot ne i kemi të shpërndarë në katër burgje, në Burgun e Sigurisë së Lartë, në qendrën e paraburgimit Prishtinë, në Gjilan dhe në Pejë, pra katër të dyshuarit e arrestuar janë në qendra të ndryshme”, ka deklaruar ai.

Drejtori Dibrani gjithashtu ka pohuar se është e vështirë menaxhimi kur të akuzuarit janë në një vepër, por kjo është bërë për të shmangur kontaktin midis tyre, duke organizuar shëtitje dhe aktivitete në kohë të ndryshme.

“Natyrisht mund të jetë data e 8, rastet kur të akuzuarit dhe paraburgosurit janë në një vepër nuk iu mundësohet kontakti në asnjë rrethanë këta vendosen në dhoma të ndryshme, këta edhe shëtitjet i organizojnë në kohë të ndryshme. Por natyrisht është e vështirë menaxhimi kur një temë është e ndejshme”, ka deklaruar ai..

“Në qendrën e paraburgimit të Sigurisë së Lartë, aty kanë qëndruar për disa ditë, pra deri më datën 8. Shkak i organizimit nuk kanë mundur assesi në asnjë rrethanë të kenë ndonjë kontakt mes vete. Shëtitjet organizohen dy herë në dite, dhe shëtitjet kur janë disa persona që akuzohen për një vepër të njëjtë këta persona duhet të iu ndahen edhe shëtitjet edhe të gjitha aktivitete tjera, çdo lëvizje që bëhet nga këta persona duhet të jetë e menaxhueshme”, ka deklaruar tutje ai.

Në lidhje me një incident të mundshëm, ku ka pasur tentativë për sulm ndaj të burgosurit Granit Plava, drejtori bën të ditur se një hetim është duke u zhvilluar dhe ata janë në konsultim me Prokurorinë e Shtetit.

Megjithatë, njofton se sulmi është parandaluar dhe i paraburgosuri nuk ka pësuar lëndime.

Po ashtu, ai ka thënë se ka kërkuar të vizitohen të burgosurit vazhdimisht dhe ka siguruar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në fund, ai jep informacionin se Naim Murseli është në burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa Granit Plava është në paraburgim në Burgun e Prishtinës/rtvd

Gjithashtu lexoni:

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Kosova News 13/12/2023 13/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave
14:02 -10/08/2026
Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme
13:31 -10/08/2026
Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
13:09 -10/08/2026
Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare
12:39 -10/08/2026
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?