Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka dalë me një reagim në profilin e tij, duke thënë se Qeveria s’ka të bëjë as me serverët e as me pjesën softuerikë të KQZ-së.
Kryeziu ka thënë se vota e gjithsecilit do të mbrohet dhe se vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet.
“Akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij”, shkroi Kryeziu.


