KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeziu akuzon Enver Hasanin: Është fajtori kryesor pse Republika e Kosovës e ka këtë paqartësi të paprecedentë juridike
Lajme

Kryeziu akuzon Enver Hasanin: Është fajtori kryesor pse Republika e Kosovës e ka këtë paqartësi të paprecedentë juridike

Kosova News
Kosova News 20:01 -03/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka akuzuar publikisht ish-kryetarin e këtij institucioni, Enver Hasanin, për gjendjen e paqartë kushtetuese që po e përjeton Kosova pas dështimit për të konstituar legjislaturën e nëntë të Kuvendit.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Kryeziu thotë se vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë juridike për shkak të aktgjykimeve të Hasanit, të cilat, sipas tij, kanë sjellë një deformim të frymës kushtetuese dhe krijimin e një “kushtetute paralele”.

“Ti je fajtori kryesor pse Republika e Kosovës sot duhet të funksionojë në këtë paqartësi të paprecedentë juridike, që jo pak herë rrëshqet deri në kufijtë e absurdit juridik,” shkruan Kryeziu, duke përmendur veçanërisht Aktgjykimin e vitit 2014, për të cilin thotë se “ishte një vendim i tëri i shtyrë me gjoks nga ti, nëpërmjet energjisë tënde të jashtëzakonshme bullizuese dhe imponuese”.

Ai kritikon ashpër interpretimet e Hasanit rreth Kushtetutës, duke e akuzuar se ka përdorur rregulloren e Kuvendit dhe praktika administrative për të deformuar kuptimin e normave kushtetuese, gjë që, sipas tij, ka bllokuar funksionimin e institucioneve.

Kryeziu i referohet edhe dy vendimeve kyçe të Kushtetueses gjatë kohës kur Hasani ishte në krye: Aktgjykimit KO 29/11 për zgjedhjen e Behgjet Pacollit si President dhe Aktgjykimit KO 119/14 për zgjedhjen e Isa Mustafës si Kryetar i Kuvendit. Ai thotë se këto vendime e kanë shtrembëruar vullnetin e hartuesve të Kushtetutës dhe kanë krijuar një realitet paralel juridik.

“Po, ta them edhe më qartë, ti ke krijuar kushtetutë paralele që dhunshëm ekziston krahas asaj për të cilën kanë votuar përfaqësuesit e popullit,” thekson Kryeziu.

Në fund, ai e përshëndet vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur afatin 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar atë si një hap drejt rikthimit të rendit kushtetues dhe frenimit të, siç e quan ai, “çmendurisë, kaosit e papërgjegjësisë”.

Kryeziu e mbyll reagimin e tij duke thënë se nuk ndikohet nga askush dhe është i gatshëm për debat. Ai shpreh keqardhje për rolin që ka pasur në një prej vendimeve, por thekson se ishte nën presionin e Hasanit.

“Nuk ka ditë që nuk pendohem për votën time PRO si përgjigje ndaj insistimit tënd për një interpretim të caktuar,” shkruan ai, duke shtuar se Hasani ka dëmtuar qëllimisht procesin demokratik për interesa personale dhe ambicie politike.

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë

Kosova News 03/08/2025 03/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?