KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i KQZ-së: Pjesëmarrja e grave në trupa zgjedhore është e ulët
Lajme

Kryetari i KQZ-së: Pjesëmarrja e grave në trupa zgjedhore është e ulët

Kosova News
Kosova News 11:46 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pjesëmarrja gjinore në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve dhe ndryshimet ligjore në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ishin temë e tryezës së organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se gjatë procesit të reformës zgjedhore, KQZ-ja ka dhënë kontribut duke prezantuar rreth 50 rekomandime që përfshijnë aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.

Radoniqi foli edhe për përfaqësimin gjinor në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve, siç janë Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve, të cilat sipas ligjit përbëhen nga përfaqësues të subjkteve politike.

“Konsideroj se përfaqësimi i barabartë gjinor do të ndikonte drejtpërdrejtë në rritjen e pjesëmarrjes dhe përfshirjes së të gjithëve në procesin zgjedhor”, theksoi Radoniqi.

Sipas tij, nuk ka detyrime të veçanta përmes së cilave specifikohet përfaqësimi i barabartë gjinor në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve dhe se nuk ka as ndonjë kuotë minimale që e rregullon këtë përfaqësim, siç është kuota 30% kur bëhet fjalë për kandidimin në Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës dhe për Kuvende Komunale.

“Ajo që mund të themi është se përfaqësimi i grave në Këshillat e Vendvotimeve është më i mirë, në krahasim me Komisionet Komunale të Zgjedhjeve. Sa i përket përbërjes së Këshillave të Vendvotimeve, në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të muajit shkurt 2021 vetëm 30.51% e anëtarëve kanë qenë gra, ndërsa në Zgjedhjet Lokale të tetorit 2021 është shënuar një rritje e lehtë e përqindjes së grave pjesëmarrëse në këto këshilla, pra 30.96%. Pavarësisht kësaj ecurie në rritje të përqindjes së pjesëmarrjes së grave në Këshillat e Vendvotimeve, të dhënat e përgjithshme tregojnë se jemi larg arritjes së përfaqësimit të barabartë gjinor në këto trupa zgjedhore. Prandaj, duhet angazhim më i fuqishëm për të ndryshuar këto shifra”, tha ai.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, u shpreh se KQZ-ja duhet të lavdërohet për përpjekjet për barazinë gjinore. Ai theksoi se parim fundamental i OSBE-së është pjesëmarrja e barabartë për të arritur përfaqësim gjinor, sipas tij, shkalla e papunësisë në Kosovë është më e lartë te gratë se te burrat.

Davenport tha se partitë politike duhet të inkurajohen sepse disa nga to nuk kanë treguar përkushtim për pjesëmarrje në punëtoritë për të diskutuar për këtë çështje.

Gjithashtu lexoni:

Kërkesa për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës, reagon ZRrE

Hargreaves pas takimit me Kurtin: Të formohet Qeveria sa më shpejt dhe të zhbllokohen fondet

LDK, PDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e presidentes për zhbllokimin e Kuvendit

A do t’i hapet rruga Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Detajet e takimit të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Policia e Kosovës nis fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Kosova News 15/11/2023 15/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit
19:30 -12/05/2025
Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025
18:55 -12/05/2025
Kërkesa për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës, reagon ZRrE
18:55 -12/05/2025
Carlo Ancelotti emërohet trajner i ri i Brazilit
18:09 -12/05/2025
Dëmtohen Vinicius dhe Lucas Vasquez
18:07 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?