Kryetari i Koumunës së Gjilanit Alban Hyseni njofton se në në fshatin Miresh të kësaj Komune mësimi po zhvillohet normalisht, ai sot gjatë ditës ka vizituar shkollën “Nazim Hikmet” ku ka përgëzuar mësueset e kësaj shkolle duke thënë se kjo përçon një mesazh tek të gjithë ata që pengojnë mbarëvajtjen e mësimit.
”Sot vizitova Shkollën “Nazim Hikmet” në fshatin Miresh dhe nga afër u njoftova me zhvillimin e procesit mësimor.
Janë mësueset që po kujdesen që të vegjëlve mos t’u mungojë shkolla.
Këto mësimdhënëse me punën e tyre përçojnë mesazhin për ndërgjegjësim tek secili që sot pengon mbarëvajtjen e mësimit.
Mësimi duhet të filloj, për ata që janë e tashmja dhe ardhmja jonë’’ ka shkruar Hyseni në statusin e tij në facebook


