Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një viktimë femër kosovare.
Sipas raportimit policor, rasti ka ndodhur më 12 prill 2026, ndërsa i dyshuari pas veprës ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

