KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kryetari i gazetës prestigjioze amerikane: Liria e shtypit është thelbësore
Botë

​Kryetari i gazetës prestigjioze amerikane: Liria e shtypit është thelbësore

Kosova News
Kosova News 11:47 -26/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Para se me qenë gazetar, je qenie njerëzore”, kështu shprehet kryesuesi i gazetës “The Washington Times”, Tom McDevitt. Sipas tij, gazetarët shpesh nuk janë në gjendje të thonë të vërtetën, për çka konsideron se liria e shtypit është thelbësore. Ai kërkon mbështetje të medias dhe mbrojtje të profesionit të gazetarit. Në intervistën për KosovaPress, McDevitt flet edhe për raportimin në situata konflikti dhe rëndësinë e etikës në gazetari.

Kryesuesi i gazetës prestigjioze amerikane “The Washington Times”, është pyetur për Ballkanin e Hapur dhe pozicionin e Kosovës në këtë proces. Tom McDevitt është skeptik në lidhje me këtë, por ka lëvdata për udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk jam shumë i sigurt për ato fusha, më duhet ta studioj më shumë. Por e dini se çfarë më emocionon për Kosovën, interesimi i tyre për anëtarësim në NATO, zhvillimi ekonomik këtu. E mora vesh se ministri i Jashtëm gjerman ishte këtu, vetëm disa ditë më parë, dhe një marrëdhënie e re me Japoninë po zhvillohet, ky është një lajm i madh dhe kjo është një udhëheqje e shkëlqyer, dhe mendoj se kryeministri Kurti është në rrugën e duhur”, deklaron ai.

Profesionisti amerikan, i cili ka përvojë të gjatë në gazetari, ka fjalë të mira edhe për gazetarët nga Kosova. McDevitt është i interesuar për bashkëpunim me mediat në vend.

“Gazetarët që njoh, miqtë e mi të mirë nga kjo pjesë, drejtues agjencish lajmesh dhe gazetarë të tjerë, janë profesionistë. Ata e kuptojnë etikën në gazetari, rëndësinë e saktësisë dhe drejtësisë, dhe veçanërisht natyrën e karakterit. Para se me qenë gazetar, je qenie njerëzore….Pra, jam shumë i interesuar të kthehem dhe të punoj me Uashingtonin dhe SHBA-në, dhe Ëashington Times. Por gjithashtu, ne kemi Shoqatën Ndërkombëtare të Medias për Paqe – IMAP dhe kjo është një organ i ri që u formua nga UPF. Pra, ne jemi të emocionuar të shohim se si IMAP mund të zhvillohet në Ballkan dhe unë dua të kthehem përsëri”, shton ai në intervistën për KosovaPress.

Drejtori i të përditshmes “The Washtington Times”, shton se amerikanët duhet të shohin vendet e rajonit.

“Unë e dua shumë këtë rajon, kulturën, njerëzit, ushqimin dhe muzikën, dhe mendoj se është mirë që amerikanët të zgjohen dhe të shohin se çfarë vendi i mrekullueshëm është Ballkani, e veçanërisht Kosova”, shton kryetari i Ëashington Post.

Roli i gazetarisë në një situatë konflikti, siç thotë ai, është qenësore, derisa shton se profesioni i gazetarit duhet të mbrohet.

“Ata (gazetarët) duhet ta thonë të vërtetën dhe shpesh gazetarët nuk janë në gjendje ta thonë të vërtetën. Ta marrim shembull Rusinë. A mund të shkojnë agjencitë e lajmeve këtu në Rusi dhe të flasin hapur dhe sinqerisht, sigurisht që jo. Po në Kinë? Po në Korenë e Veriut, Iran? Në vende të tjera, ka gjithashtu shtypje, por mendoj se kjo është më e rëndësishmja, prandaj liria e shtypit është kaq thelbësore, por edhe të shikuarit e fakteve dhe marrja e lajmeve, shikoni sa gazetarë janë vrarë në Ukrainë. Unë mendoj se kjo është një çështje globale. Ne duhet të mbështesim median dhe të mbështesim profesionin”, shprehet ai.

Kryetari i “The Washington Times”, Tom Mc.Devitt ditë më parë ishte pjesë e konferencës së Lidershipit të Ballkanit me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, ku shprehet se unike ishte pjesëmarrja e Kosovës.

“Fokusi i kësaj konference ishte paqja dhe zhvillimi në sigurinë në Ballkan. Dhe mendoj se kemi pasur edhe panele për median dhe veçanërisht kemi pasur disa gazetarë të mrekullueshëm, të talentuar dhe me përvojë dhe drejtues të të gjitha shoqatave të lajmeve dhe agjencive të lajmeve në rajon. Pra, ishte kënaqësi, por edhe shumë domethënëse. Kemi dëgjuar për besueshmërinë në media, një pikë shumë e rëndësishme dhe kemi dëgjuar gjithashtu se si të mbulojmë rajonet e konfliktit, veçanërisht si në rastin me Ukrainën dhe Rusinë. Pra, mendoj se ky ishte një hap i parë shumë i rëndësishëm dhe shpresoj se do të vazhdojmë”, thotë ai për KosovaPress.

Kjo konferencë ishte organizuar nga Federata Universale e Paqes (UDF) në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP) dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP). /KP/

Gjithashtu lexoni:

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Bien lehtë çmimet e derivateve

TAGGED: gazetaret. liria
Kosova News 26/06/2022 26/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?