KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari Hyseni jep detaje për qarkoren e re të Gjilanit me kosto 27 milionë euro
Ekonomi

Kryetari Hyseni jep detaje për qarkoren e re të Gjilanit me kosto 27 milionë euro

Kosova News
Kosova News 15:39 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të nismës “7 javë, 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka prezantuar më në detaje projektin e qarkores ekzistuese dhe projektin e qarkores së re të Gjilanit.

Kryetari Hyseni tha se këto dy projekte do të realizohen brenda dy viteve të ardhshme.

“Në qarkoren ekzistuese, pas një qerek shekulli pritjeje, lajmi i mirë është që nga Ministria e Infrastrukturës e kemi të konfirmuar shpronësimin e pronave për 226 familje në vlerë prej 15 milionë euro. Ndërkaq, projekti përfshin riasfaltim të rrugës në gjerësi prej gjashtë metra, shtigje të biçikletave prej 1 metër gjerësi në dy anët e rrugës, trotuare në të dy anët në gjerësi prej dy metra. Vlera e këtij projekti është 2.7 milionë euro”, është shprehur kryetari Hyseni.

Ndërkaq, për qarkoren e re të Gjilanit, kryetari i Gjilanit tha se kostoja është rreth 27 milionë euro në tërësi, në 5 lote, në gjatësi prej 19.5 kilometra. 

“Për vitin 2024 Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna ka marr përsipër që t’i realizojë dy lote, loti katër dhe loti pesë. Loti 5 e lidh rrugën e Prishtinës dhe rrugën e Ferizajt në gjatësi prej 5.7 kiliometra e në vlerë rreth 6 milionë euro që financohet nga ministria përkatëse. Ndërkaq, loti katër, i cili do financohet nga Komuna e Gjilanit, është nga rruga e Ferizajt, rruga e Kumanovës dhe rruga për Preshevë, afër shkollës së Velekincës”, tha ai.

Kryetari Hyseni tha se lajmi i mirë është që edhe shpronësimin e kësaj rruge nëpërmjet memorandumit të mirëkuptimit e ka marr përsipër Ministria e Infrastrukturës.

“Ajo që vlen të theksohet është që kjo rrugë ka katër korsi me elementet tjera përcjellëse dhe do të krijojë një brez të ri të zhvillimit të komunës sonë”, ka nënvizuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në koferencën për media. ​

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?